Ministri Hoxha dhe drejtori Proda në DVP Elbasan

Prezantohen drejtuesit e rinj të policisë në Elbasan dhe Korçë, ministri Hoxha: Çmontim aktiviteteve dhe grupeve kriminale

16 Nëntor, 15:16| Përditesimi: 16 Nëntor, 15:54

  • Share

ELBASAN - Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese, të cilin nënvizoi se do të donte ta shihte të tillë në çdo qark.

"Pata mundësinë t'i falënderoj drejtuesit e këtyre institucioneve së bashku me ish-drejtorin e DVP Elbasan, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, teksa prezantuam Drejtorin e ri të qarkut, Fatmir Hoxhën. Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin", u shpreh ministri.

Më tej ai theksoi se lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore të punës së trupës me uniformë.

Ai kërkoi gjatë takimit që në fokus të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Më pas në Korçë, në një takim me strukturat lokale të Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, u prezantua Erion Ahmeti, si Drejtori i ri Vendor.

Korça është ndër destinacionet më të preferuara turistike. Ajo tejmbushet për festat e fundvitit.

Për këtë, ministri apeloi ndaj strukturave të varësisë për rritjen e sigurisë publike dhe rrugore në atraksionet turistike dhe eventet kulturore mbetet prioritet.

"Si një rajon kufitar dhe ekonomikisht i rëndësishëm, Korça padyshim që përballet me sfida të krimit të organizuar, trafikimit dhe informalitetit, e në këtë aspekt kërkoj punë edhe më të madhe, për të luftuar këto fenomene dhe për të forcuar sundimin e ligjit", u shpreh Hoxha.

1731766828_prodakorce.jpg

Ministri Hoxha dhe drejtori Proda në prezantimin e drejtorit të ri të DVP Korçë


Lajmi kryesor:

Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra


G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?