Edmond Bego dhe Ahmend Kalaja

Kronikë

Hoxha i del në mbrojtje Mond Begos: Ia bënë gjyqin, po a do të gjejnë falje pasi abuzuan me dinjitetin e tij?

22 Gusht 2018, 12:40| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 13:16

  • Share

Pas lirimit të biznesmenit, Edmond Bego nga autoritetet greke, një reagim ka ardhur nga miku i tij, Hoxhë Ahmed Kalaja.

Në statusin e tij në Facebook, Kalaja shprehet se rasti i Mond Begos është abuzuar nga njerëzit të cilët ia bënë gjyqin pa marrë parasysh se ai i ka paguar gabimet e veta.

Postimi i plotë i Ahmed Kalasë:

"I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti". Kështu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh. 

Mirëpo Islami nuk është mjaftuar me kaq po na mëson se vuajtja e dënimit është pjesë e pendimit si edhe domosdoshmëri për funksionimin e pendimit, siç edhe na mëson se në momentin që drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt. 
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t'i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Supreme duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerëzve në nevoje saqë një status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po që jam i sigurte se ai kurrë nuk do ta dëshironte që të përmendim gjëra të tilla se qëllimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim që shumë shpejt gjërat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja është: a do të gjejnë faltore apo altar ku të falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit për padinjitetin e tyre?!

Postimi i Hoxhës:

Komento

Komente

  • gardiani: 22/08/2018 13:29

    Nuk e njoh personalisht z Bega , drejtesia le te beje punen e saj nqs ka probleme me te , po keta BABALO HETUSE , PROKURORE ,GJYKATES qe nuk lane balte pa hedhur mbi te dhe njezit qe kane lidhje ,apo njohje me te a do mbajne pergjegjesi per ato deklarata ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?