Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri

Humb jetën 40-vjeçarja nga Lazarati pasi u prek nga COVID, ISHSH Gjirokastër mbyll fasonerinë ku punonte dhe një tjetër, nuk zbatonin masat

10 Nëntor 2020, 16:58| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 17:05

  • Share

GJIROKASTËR- Dy fasoneri ku punojnë 300 gra është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi një 40-vjeçare nga Lazarati që punonte aty ka humbur jetën në spital në Tiranë pasi u infektua me COVID-19.

Mbyllja e dy fasonerive ka ardhur pasi nuk respektoheshin kushtet elementare të protokollit Anti-COVID.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari i Report Tv, Piro Nase mbyllja e fasonerive ka ardhur pasi pronarët nuk kanë siguruar masat mbrojtëse për punonjëset.

Dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar dhe sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri masat drastike kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.

‘Masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të tjerë të paprekur dhe njëkohësisht këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronareve të këtyre fasonerive ku punojnë gjithsej 300 gra’, shprehet Sinojmeri.


Lajmi kryesor:

COVID-19 në Shqipëri, 563 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Humb jetën 40-vjeçarja në Lazarat, mbyllet fasoneria ku punonte në Gjirokastër! Shërohet Rudina Hajdari


er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?