Kronikë

Humb jetën nga koronavirusi në Amerikë specialisti i qarkut të Lezhës, kishte shkuar për vizitë te djali student

13 Prill 2020, 11:55| Përditesimi: 13 Prill 2020, 17:01

  • Share

Një ish-këshilltar bashkiat në Lezhë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Agron Vrajan i cili fatkeqësisht nuk e ka fituar dot luftën me COVID-19, duke shtuar numrat e fataliteteve në radhët e shqiptarëve.

Vraja nuk mundi ta shijonte dot sa duhej udhëtimin e tij në SHBA pasi kishte vetëm dy muaj që kishte shkuar atje për të vizituar djalin që e kishte me studime. Fatkeqësisht si pasojë e kësaj ndodhi edhe infektimi me COVID-19.

Vraja ishte 51 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa së fundmi punonte si specialist pranë këshillit bashkiat të Lezhës. Lajmi për humbjen e jetës është bërë publik nga miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur edhe dhimbjen për ndarjen para kohe me këtë botë.

Vraja punoi si këshilltar në bashkinë e Lezhës dhe ishte drejtues i partisë Demokracia Sociale.

Agron Vraja

Ne.k./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?