Makina e aksidentuar

'Ford'-i me targa italiane bie në kanal në Orikum, ndërron jetë në vend 65-vjeçari (FOTO)

10 Gusht 2020, 13:06| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 13:52

  • Share

1597057700_aksidentorikum.jpg

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinën tip "Ford" me targa italiane rreth mesditës së sotme në Orikum të Vlorës në vendin e quajtur fushë Dukat.

Si pasojë e humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal duke u përplasur edhe me një trung peme. Viktima është Hasan Kalaj, 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ai po udhëtonte me mjetin tip ford me targa italiane CE603YA, ne aksin Orikum-Llogara.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente të rënda në Sarandë e Vlorë gjatë mesditës, ndërron jetë 65-vjeçari, plagoset maqedonasi (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?