Zenovia Paschos dhe Gerasimos Fatouros

Humbën jetën nga shpërthimi në Fabrikë, trondit e veja e 39-vjeçarit grek: Burri dhe shoku shqiptar i shpëtuan një eksplodimi në të njëjtin biznes në 2016

5 Shtator 2022, 20:52| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 20:56

  • Share

1662404070_greqi.JPG

Zenovia Paschos, e veja e 39-vjeçarit grek që vdiq bashkë me një 49-vjeçar shqiptar për shkak të shpërthimit të një bombole në fabrikën e peshkut ku punonin, zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në të njëjtin biznes.

Zenovia tha se në vitin 2016, bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi i atëhershëm në momentin e fundit, ku ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes në Khokhla dhe burri im shpëtoi dhe në fakt, kishte arritur të shpëtonte edhe shokun e tij, atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit po i digjej fytyra. Pastaj të dy  shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë. Të dielën mbaronte punën dhe duhet të kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa për të shkuar te puna e tij e për ta gjetur, dhe ndërsa po largohesha nga shtëpia, shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, tha e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.

“Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here. Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, shtoi Zenovia Paschou.


Lajmi kryesor:

Shpërthen bombola në Greqi, 2 viktima! Njëri shqiptar, po kryente saldime në fabrikën e peshkut! 2 të arrestuar


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?