VLORË- Një peshkarexhe me dy peshkatarë në bord prej mbrëmjes së djeshme, nuk kanë pasur asnjë kontakt me kapitanerinë e portit te Vlorës.
Gjatë ditës së sotme, në lëvizje është vënë policia kufitare e cila ka mundur ta identifikojë dhe ta gjejë peshkarexhen rreth 15 milje larg ishullit të Sazanit, me dy peshkatarët në bord.
Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e datës 15.09.2021, 5 milje afër Sazanit.
Ekuipazhi i mjetit të peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport.
Të dy peshkatarët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.