Humbën me Kilin, Ramadani i kërkon falje tifozëve: Tre gola janë shumë! Manaj: Të ulim kokën dhe të stërvitemi

22 Mars, 23:36| Përditesimi: 22 Mars, 23:51

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht këtë të premte 0-3 nga Kili, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës në Itali. 

Në përfundim të sfidës, mesfushori Ylber Ramadani pranoi se Kili ishte shumë lart.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu. TIfozat kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve”, tha Ramadani në një prononcimin për TV Klan.

Ndërsa sulmuesi Rei Manaj duke folur për SuperSport, deklaroi se skuadra nuk arriti të bëjë lojën që kishte përgatitur e bëri thirrje që të punojnë shumë për t’u përmirësuar.

"Nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi. Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër." 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'pa busull' në Parma, Kili na mposht 0-3! Minuta për Brojën, debuton Arbër Hoxha


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?