Pesë turistë në Gjirin e Karaburunit kishin humbur rrugën prej 6 orësh teksa kanë qenë duke eksploruar zonën. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS orët e pasdites së sotme (5 korrik 2023).
Menjëherë policia dhe zjarrfikësit u nisën drejt zonës dhe kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, 2 gra dhe 3 burra.
Turistët me origjinë nga ukraina dhe bjellorusia kishin mbetur të bllokuar në malin e Karaburunit mbi zonën e Dukatit. Ata kanë telefonuar emergjencat e shtetit grek për ndihmë. Ka qenë shteti grek qe ka njoftuar autoritetet shqiptare, të cilat sapo kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin turistët. Në ndihmë të turistëve, policia e shtetit.
Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.