Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për farmacisten 45-vjeçare që humbi bejetën me koronavirusin sot në spitalin infektiv. Ajo ishte nga Durrësi dhe profesionin e saj e ushtronte në Fushë-Krujë, ndërkohë që prej 10 ditësh ishte e shtruar në spitalin infektiv.
Sipas Urdhrit të Farmacistëvve të Shqipërisë ndarja nga jeta e 45-vjeçares është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
"Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar.
Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.
Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Xhire!"
Lajmi kryesor:
Bilanc i zi/ Për herë të parë 5 viktima nga COVID-i brenda ditës, 104 raste të reja, 21 në terapi intensive
Ne.k.//ReportTv.al