Bilanc i zi/ Për herë të parë 5 viktima nga COVID-i brenda ditës, 104 raste të reja, 21 në terapi intensive

24 Korrik 2020, 16:45| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 18:27

  • Share

TIRANE-Për herë të parë brenda 24 orëve, 5 qytetarë, 3 burra dhe 2 gra humbën jetën nga koronavirusi. Te Infektivi ndërruan jetë një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar po nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Ndërkohë që te Sanatoriumi humbën jetën një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit  85 qytetarë janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)
Testime totale                   37875
Raste pozitive                   4570
Raste të shëruara             2608
Raste Aktive                     1834
Humbje jete                       128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   962
Durrës                  209
Shkodër               196
Vlorë                     97
Lezhë                    83
Korçë                    66
Fier                        58
Elbasan                 49
Kukës                    43
Berat                     31
Gjirokastër            20
Dibër                     20

Ora 15:38
Qendra e Urgjencës Kombëtare jep provat: 27-vjecari u shtrua brenda ditës në Infektiv, ja si u trajtua rasti i tij

Për humbjen e jetës së 27-vjeçarit nga Kavaja, i cili ishte i shtruar në Spitalin Infektiv me covid, ka reaguar edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila sqaron të gjithë situatën e të riut  nga telefonata që ka bërë në numrin e urgjencës 127 deri  në shtrimin e tij në spitalin Infektiv në Tiranë. Si Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqarojnë se i riu humbi jetën si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

Sipas Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B.

Ka shkuar ekipi mjekësor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjekësore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog. Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjekësor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar.

Duke hedhur poshtë çdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin.

27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku me gjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

Ora 13:25
Humbi betejën me COVID-19, Urdhri i Farmacistëve shpreh ngushëllimet për kolegen: Shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për farmacisten 45-vjeçare që humbi bejetën me koronavirusin sot në spitalin infektiv. Ajo ishte nga Durrësi dhe profesionin e saj e ushtronte në Fushë-Krujë, ndërkohë që prej 10 ditësh ishte e shtruar në spitalin infektiv.

Sipas Urdhrit të Farmacistëvve të Shqipërisë  ndarja nga jeta e 45-vjeçares është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

"Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar.

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Xhire!"

Ora 13:25
Dedikimi prekës i mjekut për vdekjen e të riut: Allahu na bashkoftë në xhenet, COVID realitet i zi


Një 27-vjeçar i infektuar me COVID, por asimptomatik, ndërroi jetë sot te Infektivi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë shkak nuk ishte virusi, por sëmundja bashkëshoqëruese, pasi vuante nga talesemia. Mjeku Drin Bardhi i ka dedikuar një mesazh prekës në një postim në Facebook, ndërsa e shoqëron edhe me një apel të fortë për qytetarët. "Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare" shkruan ai.

Ora 13:11
Të enjten 9 raste me koronavirus, bashkia e Fierit dezinfekton shtëpitë e të prekurve

Me qëllim ndalimin e infeksionit bashkia e Fierit sot ka nisur një plan për dezinfektimin e të gjithë shtëpive ku qëndrojnë të prekurit me koronavirus.

Të enjten në qarkun e Fierit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 9 persona, ndërsa në total që prej fillimit ta pandemisë janë 52 raste.

Ora 12:52
Në Peqin çifti i avokatëve rezulton pozitiv me koronavirus, në Elbasan i prekur punonjësi administratës

Në qytetin e Peqinit sot kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, të cilët janë burrë e grua. Të dy janë avokatë dhe pavarësisht se jetojnë në Tiranë tamponi iu bë në Peqin, pasi kishin simptoma.

Ndërkohë në Elbasan sot është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një punonjës të bashkisë, i cili është specialist dhe punon në njësinë administrative Labinot.

Ora 11:16
Tre raste pozitive me COVID-19 në Berat, dy infermiere dhe një kasap

Sot në qarkun e Beratit janë konfirmuar nga autoritet shëndetësore tre persona pozitiv me koronavirus. Burime bëjnë me dije se personat e prekur janë dy infermiere, ndërsa rasti tjetër është një person me profesion kasap.

Infermieret e prekura janë njëra nga materniteti dhe tjetra nga Qendra Shëndetësore Vakëf. Njëra nga infermieret mësohet se gëzon gjendje të mirë dhe është karantinuar në banesën e vet.

Dje në Berat ka patur gjithashtu tre raste pozitive.

Ora 10:57
Vdes në infektiv 27-vjeçari asimptomatik me koronavirus, Ministria e Shëndetëisë: Shkak sëmundja bashkëshoqëruese (VIDEO)

Një 27-vjeçar i cili ka qenë i infektuar me koronavirus dhe që ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, por asimptomatik, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i riu nga Kavaja ka qenë talasemik dhe ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

"Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes,"-thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Ora 08:24
COVID-i i merr jetën farmacistes! Shuhet edhe një 27-vjeçar, MSH: Ishte i prekur, por shkak i vdekjes ishte talasemia

Një 45-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi.

45-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj e kishte në Fush-Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Ndërkohë së fundmi ka qenë e shtruar në spitalin infektiv aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

45-vjeçarja nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë. Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/07/2020 02:07

    Karantina duhet kthyer ,por e moderuar dhe mos perdorimi i maskes duhet gjobitur.Sipas CNN,ne Majami gjobitesh 100 $ secila dy heret e para qe te kapin pa maske,heren e trete burg.Forconi masat!

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/07/2020 18:52

    Ne mezi erdhem per te bere ca pushime e ti thua per karantine.

    Përgjigju
  • Doktori pacient: 24/07/2020 18:03

    Pse nuk riktheheni ne rikarantinim te popullsise pse i hoqet zonat e kuqe cfare doni sic po shihet nga 2 3 4 5 ne dite korona do ta fshije nemos krejt nje pjese te madhe te popullsise ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?