Kronikë

Humbi jetën në sytë e shokëve, në pranga pronari i hotelit dhe elektricisti për vdekjen e 9-vjeçarit shqiptar në ishullin helen, kreu i komunës: Prindërit në shok

22 Gusht 2021, 13:28| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 13:34

  • Share

Në sytë e shokëve të tij humbi jetën tragjikisht 9-vjeçari me origjinë shqiptare pasi erdhi në kontakt me rrymën elektrike, në ishullin helen, Zakinthos.

Në pranga kanë rënë pronari i hotelit dhe elektricisti si përgjegjësit kryesor për vdekjen e fëmijës së pafajshme

Banorët e zonës Tsivili ku ndodhi edhe ngjarja, janë ende në shok, ata nuk mund ta besojnë se 9-vjeçari humbi jetën teksa po luante pranë shtëpisë së tij.

Lidhur me vdekjen e parakohshme të shqiptarit të mitur, me trishtim të thellë ka folur edhe kreu i Komunës së Tsivilit, i cili tregoi se prindërit e të voglit ende janë në gjendje shoku.

“Kjo është një tragjedi, e kemi shumë të vështirë ta besojmë që kjo ka ndodhur me të vërtet. Prindërit e 9-vjeçarit janë miqtë tanë dhe aktualisht janë ende në shok. Mbrëmjen e djeshme, fëmijët e lagjes po luanin dhe 9-vjeçari shkoi të fshihej mbrapa një hoteli dhe erdhi në kontakt me rrymën elektrike pasi preku një kondicioner. Fatkeqësisht gjithçka ndodhi në sytë e të gjithë shokëve të tij, të cilët me vrap kanë shkuar tek prindërit e të ndjerit për t’i treguar se çfarë ndodhi”, tha kreu i komunës së Tsivilit, Dionis Giakumelos.

Megjithëse ambulanca mbërrit menjëherë për të bërë gjithçka për të shpëtuar 9-vjeçari duke e transportuar në spital, ishte tepër vonë pasi zemra e tij kishte pushuar...

Vendi ku humbi jetën 9-vjeçari: 


Lajmi kryesor:

Po luante tek kondicionerët e një hoteli, humb jetën në sytë e shokëve 9-vjeçari në ishullin helen, në pranga 2 persona! Babai: Më sollën djalin të vdekur në duar, nuk bëri zë kur iku


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?