Humbi kontaktet me grupin e guidës turistike në Karaburun, 64-vjeçarja gjendet pas 15 orësh

13 Mars 2023, 08:32| Përditesimi: 13 Mars 2023, 11:48

  • Share

VLORË- 64-vjeçarja Drita Elezi,  e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash, është gjetur pas rreth 15 orësh. 64-vjeçarja gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se ajo është gjetur nga ana tjetër e Karaburunit. Për shkak të mjegullës në zonë, dyshohet se 64-vjeçarja ka humbi orientimin dhe është ndarë nga pjesa tjetër e guidës nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.

Kërkimet për 64-vjeçaren kanë nisur që ditën e djeshme, në momentin që u raportua se kishin humbur kontaktet me të. Që prej orës 19:10 të një ditë më parë, nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja, ndërsa kërkimet dje nisën në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku ishte dhe kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?