Humbi kontrollin e motomjetit, ndërron jetë 35- vjeçari në Vlorë

9 Qershor, 09:01| Përditesimi: 9 Qershor, 09:06

  • Share

Një 35- vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin udhëtonte.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

 

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?