Kosova & Rajoni

Humbi motrën dhe kunatin në tragjedinë në Bullgari, familjari: Ma dogje shpirtin

23 Nëntor 2021, 14:44| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 14:45

  • Share

45 viktima, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin ktheheshin nga Turqia u përplas me bordurat mbrojtëse në autostradë dhe shpërtheu në flakë në Bullgari. Në mesin e 45 viktimave ka humbur jetën dhe motra me kunatin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja. Në duart tua u rita, me nënën të zëvendësoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 45 engjëjve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?