Kosova & Rajoni

Humbi motrën e mbesën në aksident, familjari i prekur: Sot ishte dita e fejesës, ndaj u nisën herët

28 Korrik 2021, 21:11| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 21:13

  • Share

Vëllai i Valentina Binakaj, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën e saj, Erlindën në aksidentin e së dielës në Kroaci ka folur pas ceremonisë së varrimit në Gjakovë.

Ai tha se motra e tij, Valentina kishte vdekur në vend të ngjarjes ndërsa për mbesën e tij tha se paraprakisht nuk kishin njohuri por e kishin njohur përmes këpucëve të saj.

“Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se të dyja kishin marrë rrugën për në Kosovë për shkak të një fejese që kishin organizuar familja e tyre për sot.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha diçka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucëve, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai për Expresin.


Lajmi kryesor:

Lot dhe dhimbje në kufi, 10 viktimat e aksidentit tragjik përfundojnë udhëtimin e fundit drejt të dashurve në Kosovë! 10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?