Ibsen Elezi, i cili humbi në përballjen me Sali Berishën për kreun e PD ka reaguar për herë të parë duke falenderuar të gjithë demokratët që e votuan dhe stafin që e mbështeti në këto ditë fushatë si dhe vëzhguesit që ndoqën nga afër procesin e votimit.
"Falenderim! Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur. Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan. Së treti për stafin tim modest prej 4-personash që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit", shkroi Elezi.
Më pas vijoi duke i kujtuar të gjithë se nëse presin të arrijnë me servilizëm apo qëndrojnë duke pritur në kafe, do të rrezikojnë brezin që vjen dhe nuk do i shërbejnë dot as vetes. Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.
"Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndejtur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.
Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo me të ardhmes së këtij vendi. Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë", shkroi Elezi.
Lajmi kryesor: