Agron Gjekmarkaj, Sali Berisha dhe Tritan Shehu

Berisha sërish në krye të PD, reagon për herë të parë kundërshtari i tij i vetëm Ibsen Elezi! Përplasen deputetët demokratë Shehu-Gjekmarkaj: O gomar shkrimtar!

23 Maj 2022, 10:50| Përditesimi: 23 Maj 2022, 11:26

  • Share

Ibsen Elezi ka reaguar për herë të parë pas humbjes në garë me Sali Berishën për kreun e PD duke shprehur falenderim për të gjithë ata që e mbështetën ndërsa shtoi një mesazh për këdo që përpiqet të arrijë diçka me servilizëm. Për rikthimin e Berishës në krye të PD pas 9 vitesh kanë reaguar edhe dy deputetët demokratë, Tritan Shehu dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët janë përplasur virtualisht me reagime në rrjete sociale.

Reagimin e parë e pati Gjekmarkaj mbrëmjen e djeshme, duke ironizuar zgjedhjet teksa shkruante se revolucioni që marshon po jep sihariqe dhe se ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet.

"“Revolucioni që marshon”, po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anëembanë!", shkroi Gjekmarkaj.

Ditën e sotme ka reaguar Tritan Shehu, mbështetës i Sali Berishës, që ironizon shkrimet e Gjekmarkaj dhe e cilëson "gomari shkrimtar". Në statusin e tij, Shehu thotë se deputeti demokrat nuk i duket shpresëdhënës dhe nuk e shqetëson asapk me zhurmat e breshërisë së mitralozit duke iu referuar shkrimeve të Gjerkmarkajt.

“'Gomari shkrimtar', një inkurajim për “profesorin“ e vetë shpallur Gjekmarkaj! E inkurajoj të vazhdoj të shkruaj të tilla “bejte”, se ndoshta ndonjë ditë kështu mund të kuptojë realitetin e tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurrë, ndërsa si deputet nuk me duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës.

Në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma “breshërie mitralozi” që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte “Gomari shkrimtar”! Përkundrazi më zbavisin shumë, duke kuptuar deri ku mund të arrijë pa aftësia dhe mendje ngushtësia për të shkruar e dikujt, që kërkon të paraqitet si shkrues!

E gjithë kjo më kujton favolen “Gomari shkrimtar” të Jutta Person. Pra e inkurajoj të vazhdoj të shkruaj, sa më shumë të tilla “bejte”…. Vetëm diçka, por kjo është çështje e tij…. Kështu veçse vë gjithmonë dhe më shumë në pah problemet që qëndrojnë brenda tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurrë t’i kuptonte. Sidoqoftë le të shpresojmë se Agroni do t'ja arrijë një ditë së paku kësaj”, shkruan Shehu.

Ndërsa Gjekmarkaj i është përgjigjur shkurt duke i thënë se gjithçka e bën për t'i treguar trimëri doktorit dhe ironizon se të dy po udhëheqin revolucionin drejt fitores.

 “Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga "shishja" për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen. E paska lënduar "plagën" së dyti, një heroizëm që ai e bën për Doktorin e vërtetë herë pas here. Të dy bashkë po e udhëheqin "revolucionin" drejt fitores, drejt së nesërmes. Për t'i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja qerratait”, shkruan Gjekmarkaj.

Ditën e djeshme, në zgjedhjet e thirrura nga Komisioni i Rithemelimit, demokratët zgjodhën në krye të Partisë Demokratike, forcës politike më të madhe opozitare, Sali Berishën, një njeri i shpallur ’Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj 2022, ish-kryeministri mori 93.45% të votave, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi.

    Ora 11:17
    Humbi në garë me Berishën, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi: Ata që presin të arrijnë diçka me servilizëm, nuk i shërbejnë dot as vetes

    1653214734_Sequence03.00270200.Still018.jpg

    Ibsen Elezi, i cili humbi në përballjen me Sali Berishën për kreun e PD ka reaguar për herë të parë duke falenderuar të gjithë demokratët që e votuan dhe stafin që e mbështeti në këto ditë fushatë si dhe vëzhguesit që ndoqën nga afër procesin e votimit.

    "Falenderim! Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur. Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan. Së treti për stafin tim modest prej 4-personash që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit", shkroi Elezi.

    Më pas vijoi duke i kujtuar të gjithë se nëse presin të arrijnë me servilizëm apo qëndrojnë duke pritur në kafe, do të rrezikojnë brezin që vjen dhe nuk do i shërbejnë dot as vetes. Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.

    "Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndejtur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.

    Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo me të ardhmes së këtij vendi. Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë", shkroi Elezi.

    Komento

    Komente

    • KËRIÇ KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/05/2022 11:49

      O Tritan preshi ti je kryegomari o Tritan karri. Po ju e mundët dhe Amerikën ju ja kaloni dhe Enver Hoxhës që mundi Imperjalizmin Amerikan o Tritani i partis. Po prit o Tritan se ti nuk ze men hëngre gjith atë presh e prap do me bo përshesh po ske për të gjet shesh o presh.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?