Naureda Llagami

Kronikë

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, Naureda Llagami i kërkon Gjykatës Administrative të pezullojë vendimin e Gjykatës së Lartë

3 Tetor, 18:46| Përditesimi: 3 Tetor, 19:19

  • Share

Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një kërkesë për të pezulluar vendimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë, lidhur me procedurat për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese.

Në kërkesën e saj, Llagami i referohet vendimit nr. 2, datë 30 shtator 2025, të mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë që shpalli fitues Asim Vokshin. Dje vendimi u botua dhe në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë tashmë në fuqi. E vetmja hallkë që Vokshi të nisë detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese është betimi te Presidenti, që është parashikuar për ditën e martë.

Llagami kërkon që të pezullohet zbatimi i vendimit si dhe procedurat deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Administrative.

Çështja tashmë i kalon për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë pezullimin 

Më herët, kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, znj. Naureda Llagami, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me procesin e zhvilluar më 30 shtator 2025 në Gjykatën e Lartë, dokumente të cilat ju dorëzuan ditën e enjte. 

Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre emrat më me shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës. Naureda Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë.

Një votë u konstatua e pavlefshme. Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk mori 3/5 të votave, Vokshi u zgjodh automatikisht fitues pasi renditej i pari në pikë (89.5 pikë) për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtar i Kushtetueses. 

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?