Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria uroi Tavon në telefon, por në Facebook hedh akuza: Mijëra qytetarëve iu mohua e drejta e votës! Kandidati socialist: Ishin votues të mitë e të tutë

5 Gusht, 18:42| Përditesimi: 5 Gusht, 22:16

  • Share

Himarë - Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo patën një telefonatë ditën e sotme, teksa kandidati opozitar uroi Tavon për fitoren në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Himarës. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Tavo në një postim në Facebook.

Ndërsa, përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjikuria falenderon votuesit por nuk lë pa hedhur akuza ndaj pushtetit dhe mazhorancës. Sipas Gjikurias janë përdorur metoda anti demokratike në mënyrë që të tjetëroshej vota në favor të Vangjel Tavos. Kjo pasi 6500 votuesve në Himarë iu mohua e drejta e votës, duke qenë se karta e identitetit iu kishte skaduar. Më tej, Gjikuria shton se beteja për Himarën do të vazhdoj.

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”

Më pas, po në Facebook reagoi Vangjel Tavo i cili vlerësoi telefonatën e Gjikurisë dhe urimin e fitores. Tavo argumenton se votuesve nuk iu është mohuar e drejta për të votuar. Ai i thotë Gjikurisë në postimin e tij se ata votues me karta të skaduara janë votues të të dyve. Më tej Tavo ripërsërit ftesën Gjikurisë që të jetë nënkryetari i tij në bashkinë e Himarës.

'I dashur Petro,

Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.

Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.

Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.

Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sinqerisht

Vangjel Tavo'

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë ditën e djeshme përballë Petraq Gjikurias. Tavo siguroi 5022 vota, ndaj 3545 vota të Gjikurisë. Avantazhi i Tavos ishte shumë i thellë kësaj here, ndërsa procesi zgjedhor ditën e djeshme shkoi qetë dhe pa incidente si gjatë votimit, ashtu dhe në numërim.

Ora 20:01
Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

1722838249_vangjeltavo.JPG

Kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të Himarës, Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me deklaratën e pak më parshme të kundërshtarit të tij në këto zgjedhje Petro Gjikuria. Tavo shprehet mirënjohës fillimisht, pasi Gjikuria e ka marrë në telefon më herët për ta uruar për fitoren.

Por më pas në deklaratën e tij Gjikuria nuk pranoi humbjen duke akuzuar qeverinë dhe pushtetin që i tjetërsoi vullnetin banorëve të Himarës. Tavo ripërsërit ftesën për të bashkëpunuar me Gjikurian si nënkryetar të bashkisë Himarë.

Reagimi i Vangjel Tavos:

'I dashur Petro,

Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.

Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.

Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.

Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sinqerisht

Vangjel Tavo'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • S,.KOLEKA: 06/08/2024 00:09

    gjikuria THELLOHU reflekto,,,,dhe na sill pergjigje neser ne mbledhjen e BIROSE...

    Përgjigju
  • maksi: 05/08/2024 20:30

    6000 njerez pa votuar,,aty mund te kishte dhe kthim rezultati...

    Përgjigju
  • kleo: 05/08/2024 20:29

    Nga i mori këto informata...sigurisht nga ballkoni NON GRATA dhe asfalia e grekut...ik mor legen anti shqipëtar se për ty vetëm shpellarët votuan.

    Përgjigju
  • Ska problem: 05/08/2024 19:13

    Kur e pashe ne fillim ne foto mu duk babaxhan i urte dhe i pjekur , ja qe foto paska qene reklam , sot shqiptaret qe kane emigruar ne amerike jane asimiluar dhe ne shumicen dermuese nuk kthehen me te bejne aventura pasi edhe mosha i ka kaluar . Por kush qe motivi qe ju dogj barku per atdheun grek ? Mitingu ne Himare ne nje sfond me shkrim greqisht i vuri kapakun , ku vate kapajdelleku i gjikurise do te haje limon ne mengjez , si do te justifikohen evrot e qeverise greke te shpenzuara ne fushate . Kjo o gjikuri mavria nuk ishte fushate per Himaren porShqiptaret identitetin identitetin e tyre mbrojten Laberine kete nuk e kuptove apo te ngecen pantallonat ne ferra , shume miqsore shihe edhe nje here me gjakftotesi oferten e Tavos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?