Foto ilustruese

COVID19/ 4 viktima dhe 171 të infektuar në 24 orët e fundit/ Mbyllet kopshti në Berat! 3 mësues infektohen në Memaliaj, nga frika prindërit nuk dërgojnë fëmijët në shkollë

12 Tetor 2020, 16:03| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 18:05

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi, ndërkohë që janë shtuar edhe 171 raste të reja të cilët janë infektuar.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos. 

Si pasojë e infektimit me koronavirus të një edukatore dhe sanitare, është mbyllur kopshti  "10 korriku" në Berat. I gjithë stafi dhe fëmijët ndodhen në karantinë. Ndërkohë që mësohet se në Memaliaj, dy mësues të shkollës "Adem Alushi" janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar në tre në total të të prekurve në shkollë. Mësimi nuk është ndërprerë, por prindërit kanë pasur frikë që t'i dërgojnë fëmijët në këtë shkollë. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         171

Të shëruar ne 24 orë                      85

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  952

Testime totale                   99,598

Raste pozitive                    15570

Raste të shëruara            9585

Raste Aktive                        5561

Humbje jete                          424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2855

Durrës      593

Shkodër   414

Korçë    291

Lezhë        273

Elbasan       231

Fier           264

Vlorë     199

Kukës        153

Berat      145

Dibër     82

Ora 22:24
Infektohet me COVID19 përgjegjësi i pyjeve në Bashkinë e Elbasanit, stafi karantinohet në banesë

Përgjegjësi i pyjeve në Bashkinë e Elbasanit është konfirmuar me koronavirus. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një pjesë e stafit është karantinuar në banesë dhe pritet t'u merret tamponi.

Mësohet se përgjegjësi i pyjeve në këtë bashki është vetëkarantinuar në banesën e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 20:04
Infektime edhe në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, sekretarja rezulton pozitive me COVID-19

Një sekretare në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ditën e nesërme pritet që t'u merret tamponi personave që kanë pasur kontakt me sekretaren, pasi nuk dihet se ku mund të jetë infektuar.

Ora 12:50
Mbyllet kopshti në Berat, i gjithë stafi dhe fëmijët në karantinë

BERAT- Mbyllet kopshti "10 korriku" në Berat!

Mësohet se rezultuan pozitiv me COVID-19 një edukatore e një sanitare.

Për pasojë i gjithë stafi dhe fëmijët në karantinë. Mësohet se dezinfektuar të gjitha ambientet e kopshtit.

Ora 12:16
Memaliaj/ 3 mësues me COVID tek 'Adem Alushi'! Mësimi vijon, por prindërit nuk dërgojnë fëmijët në shkollë

MEMALIAJ- Dy mësues të shkollës "Adem Alushi" në Memaliaj janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar në tre në total të të prekurve në shkollë.

Mësimi në këtë shkollë nuk është ndërprerë zyrtarisht, por pavarësisht kësaj janë prindërit ata që kanë marrë vebdimin personalisht për të mos dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Nga frika dhe pasiguria që ata kanë, prindërit kanë marrë masa në mënyrë individuale. Në këtë shkollë mësojnë 270 nxënës të ciklit 9-vjeçar dhe të mesme.

Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit është ndërprerë puna për shkak se sekretarja ka rezultuar pozitiv.

Ora 09:55
Rezultoi pozitiv me COVID, dërgohet me urgjencë në Turqi, drejtori i Policisë Kufitare në Gjirokastër

GJIROKASTËR - Drejtori i Policisë së Kufirit të qarkut Gjirokastër, Arben Joco është dërguar me urgjencë drejt Turqisë.

Prej disa ditësh ai ishte i infektuar me koronavirus dhe nga dita në ditë situata shëndetësore rëndohej pasi nuk mjekohej me ilaçe.

Në ditën e pestë të infektimit, Joco humbi ndjenjat me oksigjen në gjak dhe për pasojë është dërguar një ditë më parë tek infektivi në Tiranë.

Ai u vendos në terapi intensive por gjendja e rëndë shëndetësore e detyroi që ai të marrë mjekim jashtë vendit.

Joco u dërgua në klinikën e Ozonografisë në Stamboll për kurim të specializuar.

Komento

Komente

  • Thjeshtesi: 13/10/2020 07:53

    Si nuk flet njeri per kryetaren e bashkisr Shkoder qe edhe pse nuk ka marre akoma pergjigjen negative te tamponit, ka filluar dhe del ne pune duke rrezikuar gjithe stafin. A mund tia shpjegoje ndonjeri asaj se nuk e kupton qe duhet te qendroje ne shtepi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?