GJIROKASTËR - Drejtori i Policisë së Kufirit të qarkut Gjirokastër, Arben Joco është dërguar me urgjencë drejt Turqisë.
Prej disa ditësh ai ishte i infektuar me koronavirus dhe nga dita në ditë situata shëndetësore rëndohej pasi nuk mjekohej me ilaçe.
Në ditën e pestë të infektimit, Joco humbi ndjenjat me oksigjen në gjak dhe për pasojë është dërguar një ditë më parë tek infektivi në Tiranë.
Ai u vendos në terapi intensive por gjendja e rëndë shëndetësore e detyroi që ai të marrë mjekim jashtë vendit.
Joco u dërgua në klinikën e Ozonografisë në Stamboll për kurim të specializuar.
Lajmi kryesor:
COVID19/ 4 viktima dhe 171 të infektuar në 24 orët e fundit/ Mbyllet kopshti në Berat! 3 mësues infektohen në Memaliaj, nga frika prindërit nuk dërgojnë fëmijët në shkollë
E.M.//ReportTv.al
Komento
Rahmet i paste shpirti ishte burre i mire
PërgjigjuZoti e ndimofte dhe u sherofte sa me shpejt sepse gjalle akoma. Shendet te kete edhe ai edhe familja dhe tij.
Po pse ne turqi!? Ska ketu spitale e mjek!? Apo ketu sjan profesioniste. Ah mjere populli thuaj mos paç hall thuaj se te vdesin me zor...
PërgjigjuNe Turqi qe te fitojne batakcinjte. Per rastet e renduara duhet hetim pse mjekun familjes nuk ka dhene ilacet sipas rastit. Turqia eshte thjesht per te pasuruar personat nderlidhes dhe dokt qe bejne epikrizat.