Dita e parë
Konsumoni vetëm fruta, kryesisht mollë dhe pjeshkë. Shmangni çdo ushqim tjetër edhe nëse për momentin do të ndiheni të uritur.
Dita e dytë
Hani perime natyrale ose të gatuara por mos përdorni vaj. Gjateë ditës duhet të pini 8-12 gota ujë.
Dita e tretë
Perime dhe fruta. Mund të konsumoni çdo frut dhe perim që dëshironi, përveç bananeve dhe patateve.
Dita e katërt
Duhet të pini 3-4 gota qumësht gjatë ditës dhe të hani të paktën 6 banane
Dita e pestë
Gjatë ditës së pestë duhet të konsumoni 350 gramë oriz në drekë dhe 6 domate gjatë gjithë ditës. Duhet të pini me shumë se 15 gota ujë sepse trupi prodhon acid urik me tepricë si pasojë e domateve.
Dita e gjashtë
Duhet të hani sërish 350 gramë oriz në drekë dhe perime të shumëllojshme gjatë ditës. Përsa i përket ujit, 12 gota janë te mjaftueshme.
Dita e shtatë
Mund të konsumoni lëngun e frutave që keni më shumë qejf, hani perime sa te doni dhe mos harroni të konsumoni 350 gramë oriz.
Pas dietës shtatë ditore ju do të vëreni që do të keni humbur kilogramët e tepërta dhe do të fitoni linjat që i keni ëndërruar gjithmonë.
Komente
