TIRANË- Humbja 5-0 me Anglinë, për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Rudi Vata shërbeu për të nxjerrë në pah “frymën e keqe profesionale”, që ekziston sipas tij në kampin kuq e zi, duke nisur që nga nepotizmi e duke përfunduar deri te shitja e ndeshjeve.
Fajtor kryesor për këtë, ai bën Armando Dukën, që për nga mënyra se si po drejton Federatën Shqiptare të Futbollit prej vitesh, e ka krahasuar me ish diktatorin e Kilit, Augusto Pinoçeti.
“Futbolli shqiptar ka shumë probleme dhe mendoj që ka shumë probleme dhe mendoj që është i helmuar nga shumë fenomene negative si nepotizmi, qokat, shtitblerja e ndeshjeve, është një frymë e keqe në ekipin kombëtar, është një atmosferë jo profesionale. Po të shikosh edhe presidenti i Federeratës shqiptare është në një farë mënyrë një formë e Pinoçet-i i futbollit shqiptar”, tha Vata.
Shembulli konkret për të treguar se asgjë nuk po shkon siç duhet me kombëtaren, sipas Vatës është lënia jashtë e futbollistit Armando Broja. Vata lartëson 20-vjeçarin në nivelin e Robert Lewandowskit dhe përjashtimi i tij, për ish-kapitenin është fyese për çdo tifoz.
“Unë si qytetar si shqiptar nuk e pranoj që presidenti i futbollit i vendit tim dhe trajneri italian i moshuar të denigrojë figurën e një prej futbollistëve më të mirë që ka prodhuar historia e futbollit shqiptar”, tha ai për Report TV.
Kritikat nuk i ka kursyer edhe për trajnerin Edoardo Reja, për të cilin është i bindur se eksperiencës së tij në stolin e kuqezinjve u ka ardhur fundi.
“Trajneri është i pari që duhet larguar, përderisa ne kemi grupin më të talentuar të futbollistëve, përderisa kemi një skuadër siç është Hungaria që ne e quajmë inferiore karshi nesh se kemi 2 ndeshjet e fundit që kemi fituar me ne, e njëjta Hungari mori një barazim në Wembly, pra cila është arsyeja që ne shpërfytyrohemi në një mënyrë të tillë”, përfundoi ish-kapiteni i kombëtares në hapësirën e sportit të së dielës në Report TV.
Ti o rud vata hyre ne gare me Armando Duken per presidentin e FShF dhe nuk more asnje vote me perjashtim te votes tende kjo tregon se je i pa afte
PërgjigjuVetem krahasimin qe ti ke bere, tregon se je afer zeros. Duka si Pinoceti thote, pa kaluar ne politike, hape nje liber o lumadh, dhe pastaj jep intervista. Pinoceti or ti djale, qeroj halene me emrin komunizem ne Kili, e ktheu Kilin ne shtetin me te pasur te Amerikes Latine. O ish super stari i Dinamos, qe u rrinte Naftetari (lojatare qe linin kazmen, dhe vinin loznin top pas pune)ne mes te Tiranes pa portier, dhe u kthyet ne estrade bashke me Partizanin, ekipet e fandaksura te komunisteve. Kur ke luajtur ti futboll bota gajasesh me nivelin tone o futbollist i "kalibrit boteror".
PërgjigjuKy vata flet si ish trejner i vllaznise Shkodres qe tre muaj ndenji si trajner dhe i dhane duart duke e larguar per rezultate te dobeta dhe Brazili ne kampiontin boteror u mund 7 me 1 nga gjermania qe eshte ishte ekip i madh. Ky as si lojtar as si trajner i vllaznise nuk ka dhene rezultat.
PërgjigjuCfare faji ka Duka… ata kembeshtremtit e kombetares , pse nuk lozin me kombetaren , sic lozin me ekipey e tyre… lojtare legena…
PërgjigjuKombëtares i mungoi edhe Gjimshiti Abrashi Balliu Xhaka Manaj dhe më shumë Broja
PërgjigjuPo ca Manaj qe eshte per te ekipi i Traktorit te Lushnjes. Nuk e kuptoni qe Shqiperia deri sa te kete DonDuken nuk mund te perparoje, Brojen po e djegin vete sepse nuk u jep kafen qe marin keta pisat e Federates bashke me ate Plakun e pjerdhur Edi Reja Shqiperise pervec largimit te DonDukes i duhet nje trajner i Ri qe te bej dallimin ne talentet e rinj qe kemi per momentin , si Broja, Muci, Ramadani, Kumbulla etj
Jam dakord qe Duka eshte /PINOCETI/ i FSHF,por nuk jam dakord per shkarkimin e trajnerit.Kombetarja do humbte,se Anglia eshte nje nje nga me te mirat ne bote.Por ne nuk jemi te afte per futboll dhe pike!Me thuaj sa here ka fituar Kombetarja ne kohen tende qe t'a krahasojme me kete tani? Jemi me mire,me keq,apo njelloj?
PërgjigjuBroja ishte I demtuar .Perpara se te akuzoni beni nje Google te thjeshte te verifikoni faktet . https://www.google.com/amp/s/www.hampshirelive.news/sport/football/football-news/southampton-armando-broja-injury-chelsea-6204344.amp
PërgjigjuKur Rudi ishte lojtar ,nga rreth 60 ndeshje me kombetaren mund te kete fituar 4-5 .Ai si humbes I perjetshem e di sa veshtire eshte per Shqiperine te konkurroje ne arenen nderkombetare.Nuk e di ku e gjen te drejten morale te gjykoje te tjeret
PërgjigjuRudi flet gjithmone te verteten , Flet paster e ndershem pa u ba anetar i asnjerit krahe mbeshtetes politik, Duka ka pazaret e tija mbi kurrizin e futbollit shqiptar, Na mbungon nje Kapiten si Rudi Vata , na mungon nje mbrojtjes si Rudi Vata, na mungon kombetarja e atehershme. Respekte
PërgjigjuKosova mundi Gjeorgjine 1-0 ne Gjeorgji ,Suedia humbi 2-0 ndaj Gjeorgjise ne Gjeorgji sipas kesaj logjike duhet qe Kosova te kishte mundur Suedine 3-0 .Te flase ndonje qe s’ka luajtur ndonjehere futboll edhe pranohet por Rudi qe ka qene vete futbollist i kombetares dhe nuk arriti asnje gje me kombetaren nuk ka goje te flase .Na thuaj Rudi pse nuk fitove ti ne kohen tende karshi skuadrave te tilla?te qan zemra per president i FSHF por cfare provash udheheqese ke dhene deri tash e cfare kontributi ke dhene pervec bindjes ne koken tende se je me I mire e me i mencem se te tjeret e te takon posti i presidentit te FSHF?
PërgjigjuTe lumte z . Vata
PërgjigjuBravo shkrim i sakte, FSHF eshte e kapur nga Duka i Droges, Reja duhet kapur me shkelma....
PërgjigjuNjè "president" si Duka, qè bashkon me prezencèn e tij çdo element tè formatit tè denigruar qè mban Shqipèrinè mbèrthyer pèr fyti nè kèto 30 vjet tranzicion, èshtè fakti rrènqethès se sa e brishtè dhe e pafuqishme èshtè kjo shoqèria shqiptare, sa e korruptuar dhe larg çdo formati ligjor europian, funksionimi i saj. U bèj thirrje atyre lojtarève shqiptarè qè duke luajtur nè kampionatet europiane, kanè njè horizont mè tè gjerè dhe format profesionist, njè ndjenjè tè njè jete nè dinjitet,,,,,,,TÈ BOJKOTOJNÈ ÇDO NDESHJE TÈ KOMBÈTARES SHQIPTARE, pèrsa kohè Duka dhe tè tijèt mbajnè peng FSHF. I bèj thirrje SPAK, tè vihet nè lèvizje kundèr degjenerimit korruptiv tè gjithçkaje brenda FSHF. Futbolli shqiptar, rènkon dhe kèrkon ndihmè, sporti shqiptar nè pèrgjithèsi kèrkon çlirimin nga kthetrat e krimit dhe vendosjen e strukturave profesionale, me qèllim mbèrritjen tek njè frymè dinjitoze i tè pèrfaqèsuarit sportiv.