Vllaznia humbi 0-1 me Egnatian në "Loro Boriçi" për javën e 13-të në Superligë. Ndeshja e sotme u vendos nga goli i Fernando në minutën e 44, teksa aksioni që në fund vendosi ndeshjen erdhi si pasojë e një gabimi nga vendasit. Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa pas ndeshjes foli për Oversport, duke kritikuar të tijtë për pjesën e parë.
“Dëmtimi i Latifit? Ka një problem te kërci, në fibul. Nuk e di është një goditje në po të njëjtin vend. Më vjen keq për mënyrën si u zhvillua pjesa e parë. Duhet të kishim ndihmuar më shumë sulmin. I dhuruam topin kundërshtarit dhe u ndëshkuam me gol. Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, ndryshuam në pjesën e dytë. Skuadra luajti dhe kërkoi golin. I mërzitur për penalltinë, por janë gjëra që ndodhin. Humbëm qetësinë dhe nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Në mesfushë nuk arritëm që të shtynim përpara dhe nuk i ndihmuam lojtarët e sulmit, mendoj që ky ishte problemi i Vllaznisë sot. Kemi mungesa në mbrojtje por besoj se ata që luajtën sot në qendër e bënë mirë detyrën e tyre”, ka thënë Josa.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë
S.Dh/ReportTv.al