Vllaznia - Egnatia

VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë

12 Dhjetor 2022, 21:00| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 22:24

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 13-të. Në "Loro Boriçi" të Shkodrës vendasit e Vllaznisë u befasuan teksa humbën 0-1 nga Egnatia. Një gol i Fernandos në minutën e 44 të ndeshjes vendosi gjithçka, me rrogozhinasit që kalojnë në klasifikim shkodranët. Në 19:00 luhet dueli mes Tiranës dhe Kastriotit në "Air Albania".  Në 19:00 Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit kanë vulosur tri pikët qysh në pjesën e parë, aty ku u shënuan tre gola. Për kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan Xhixha në minutën e 14-të, Kallaku në të 36 minutë, Patrick në minutën e 45 dhe Nikqi në minutën e 84. Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale.

Vllaznia humbi 0-1 me Egnatian në "Loro Boriçi". Dueli i javës së 13-të në Superligë foli për miqtë, që shënuan me Fernandes në minutën e 44 të ndeshjes. Skuadra e Shpëtim Duros ka qenë më e vendosur në fushë, teksa ia dolën të "pushtonin" kalanë e Rozafës.

Edhe pjesa e dytë ka parë miqtë kërkues, ndërsa Fernandos iu anulua goli i dytë personal në minutë e 79 pas konsultimit të arbitrit me VAR. Për t'u përmendur është edhe humbja e penalltisë nga Latifi në minutën e 55, teksa sulmuesi i shkodranëve e dërgon topin në tribunë duke kopjuar 11 metërshin e Harry Kane në Botëror me Anglinë. Egnatia me 21 pikë shkon në vendin e tretë, teksa Vllaznia mbetet me 19 pikë në vendin e pestë të klasifikimit.

Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit kanë vulosur tri pikët qysh në pjesën e parë, aty ku u shënuan tre gola. Për kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan Xhixha në minutën e 14-të, Kallaku në të 36 minutë, Patrick në minutën e 45 dhe Nikqi në minutën e 84.

Bardheblutë nuk e vendosën asnjëherë në diskutim ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 14-të me Xhixhën. Sulmuesi bardheblu gaboi nga 11 metra teksa në vijimin e aksionit e dërgoi topin pas shpinës së portierit Sali.

Për të vulosur tri pikët mendoi Kallaku në minutën e 36. Kur pritej që pjesa e parë të mbaronte me këtë rezultat, Patrick me golin e tij e dërgoi rezultatin në 3-0. Edhe në 45 minutat e dyta skuadrat patën shumë raste, me Nikqin që shënoi për 4-0 në fundin e duelit. 

Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale. Çela u ul në stolin e Kastriotit në 26 dhjetor 2021 duke mos mbushur vitin në krye të pankinës.

Me këtë tri pikësh Tirana rikthehet në krye të Superligës me 25 pikë, duke lënë Partizanin me 23 pikë në vendin e dytë. Egnatia dhe Erzeni kanë nga 21 pikë për vendet tre dhe katër. Në fund Kukësi, Bylis dhe Teuta. Sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha shkon në 11 gola në krye të listës së golashënuesve.

Rezultatet e javës së 13-të:

Kukësi 0-1 Teuta

Bylis 0-1 Laçi

Erzeni 3-3 Partizani

Vllaznia 0-1 Egnatia

Tirana 4-0 Kastrioti

Renditja:

Ora 22:18
ZYRTARE/ Humbja me goleadë kundër Tiranës, Emiljano Çela jep dorëheqjen nga drejtimi i Kastriotit

Kastrioti humbi 4-0 me Tiranën për javën e 13-të në Superligës. Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale. Çela u ul në stolin e Kastriotit në 26 dhjetor 2021 duke mos mbushur vitin në krye të pankinës.

"Strategji e gabuar? Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja, përgjegjësia kryesore është e imja për këtë humbje. Nuk dua të bëj shumë analizë, sepse dua të jam një njoftim të rëndësishëm. Jam takuar me lojtarët dhe drejtuesit e klubit dhe kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, të miat. Nuk është një vendim i nxituar që vjen nga humbja e sotme. Është diçka që e kam menduar, prej kohësh. Kam një vit që punoj për këtë ekip dhe kam falënderime për të gjithë. Për presidentin që më dha mundësinë të jem trajner, për drejtorin, për stafin dhe patjetër për lojtarët, që janë shumë punëtorë. Më vjen keq, por e theksoj për arsye personale. E parevokueshme? Po, i uroj suksese ekipit, është një skuadër e mirë dhe kushdo që të vijë jam i sigurtë që do të bëjë shumë mirë me këtë klub”, tha Çela për Oversport. Kujtojmë se dje edhe trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi dha dorëheqje pas humbjes me Teutën.

Ora 21:20
Bardheblutë lënë pas Partizanin, Orges Shehi: Kjo java e Tiranës, kishim 5 mungesa

Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit morën tri pikë të rëndësishme që e dërgojnë ekipin bardheblu në vendin e parë me 25 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës që u ndal 3-3 me Erzenin. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi. Durrsaku duket i kënaqur nga goleada dhe paraqitja e emrave të rinj që morën minuta për shkak të 5 mungesave.

“E rëndësishme është fitorja, aq më mirë që vjen me goleadë. Është një fitore që na kënaq. U munduam që të ruajmë lojtarë në pjesën e dytë, që të mos konsumonim energji, pasi ndeshjet janë shumë afër.

Java e Tiranës? Kur luan i fundit presioni është më i madh, sepse di edhe rezultatet e rivalëve. Ndoshta edhe ndalesa e rivalëve na dha një shtesë që të kërkonim me ngulm fitoren. Kishim probleme me mungesat. 5 lojtarë nuk ishin të gatshëm dhe aktivizuam lojtarë të rinj që premtojnë. Për të alternuar dhe për t'u dhënë mundësinë këtyre lojtarëve të rinj që të jenë pjesë e grupit.

U japim një sinjal lojtarëve që mund të jenë pjesë e skuadrës. Kastrioti i dobët? Unë vlerësoj skuadrën time për grintën, agresivitetin, sidomos në pjesën e parë. Pasi detyruam edhe kundërshtarët që të gabojnë”, tha Shehi.

Ora 20:51
VIDEO/ Tirana kalon Partizanin dhe merr kreun e Superligës, bardheblutë 'poker' Kastriotit! Emiljano Çela largohet nga krutanët

Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit kanë vulosur tri pikët qysh në pjesën e parë, aty ku u shënuan tre gola. Për kampionët në fuqi të Shqipërisë shënuan Xhixha në minutën e 14-të, Kallaku në të 36 minutë, Patrick në minutën e 45 dhe Nikqi në minutën e 84. Pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti. 37 vjeçari shpjegoi se nuk kishte shumë ndikim humbja e sotme teksa gjithçka ndodh për arsye personale.

Bardheblutë nuk e vendosën asnjëherë në diskutim ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e 14-të me Xhixhën. Sulmuesi bardheblu gaboi nga 11 metra teksa në vijimin e aksionit e dërgoi topin pas shpinës së portierit Sali.

Për të vulosur tri pikët mendoi Kallaku në minutën e 36. Kur pritej që pjesa e parë të mbaronte me këtë rezultat, Patrick me golin e tij e dërgoi rezultatin në 3-0. Edhe në 45 minutat e dyta skuadrat patën shumë raste, me Nikqin që shënoi për 4-0 në fundin e ndeshjes.

Me këtë tri pikësh Tirana rikthehet në krye të Superligës me 25 pikë, duke lënë Partizanin me 23 pikë në vendin e dytë. Egnatia dhe Erzeni kanë nga 21 pikë për vendet tre dhe katër. Në fund Kukësi, Bylis dhe Teuta. Sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha shkon në 11 gola në krye të listës së golashënuesve.

Ora 19:36
Humbja e Vllaznisë, Mirel Josa e ka me të tijtë: Vijojmë falim gola për kundërshtarët

Vllaznia humbi 0-1 me Egnatian në "Loro Boriçi" për javën e 13-të në Superligë. Ndeshja e sotme u vendos nga goli i Fernando në minutën e 44, teksa aksioni që në fund vendosi ndeshjen erdhi si pasojë e një gabimi nga vendasit. Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa pas ndeshjes foli për Oversport, duke kritikuar të tijtë për pjesën e parë.

“Dëmtimi i Latifit? Ka një problem te kërci, në fibul. Nuk e di është një goditje në po të njëjtin vend. Më vjen keq për mënyrën si u zhvillua pjesa e parë. Duhet të kishim ndihmuar më shumë sulmin. I dhuruam topin kundërshtarit dhe u ndëshkuam me gol. Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, ndryshuam në pjesën e dytë. Skuadra luajti dhe kërkoi golin. I mërzitur për penalltinë, por janë gjëra që ndodhin. Humbëm qetësinë dhe nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Në mesfushë nuk arritëm që të shtynim përpara dhe nuk i ndihmuam lojtarët e sulmit, mendoj që ky ishte problemi i Vllaznisë sot. Kemi mungesa në mbrojtje por besoj se ata që luajtën sot në qendër e bënë mirë detyrën e tyre”, ka thënë Josa.

Ora 18:35
VIDEO/ Egnatia 'pushton' kalanë e Shkodrës, VAR anulon golin tjetër të rrogozhinasve! Latifi 'kopjon' Kane nga penalltia

 

Vllaznia humbi 0-1 me Egnatian në "Loro Boriçi". Dueli i javës së 13-të në Superligë foli për miqtë, që shënuan me Fernandes në minutën e 44 të ndeshjes. Skuadra e Shpëtim Duros ka qenë më e vendosur në fushë, teksa ia dolën të "pushtonin" kalanë e Rozafës.

Edhe pjesa e dytë ka parë miqtë kërkues, ndërsa Fernandos iu anulua goli i dytë personal në minutë e 79 pas konsultimit të arbitrit me VAR. Për t'u përmendur është edhe humbja e penalltisë nga Latifi në minutën e 55, teksa sulmuesi i shkodranëve e dërgon topin në tribunë duke kopjuar 11 metërshin e Harry Kane në Botëror me Anglinë.

Egnatia me 21 pikë shkon në vendin e tretë, teksa Vllaznia mbetet me 19 pikë në vendin e pestë të klasifikimit.

Goli i Fernando:

Penalltia e humbur nga Latifi:
 
Goli i anuluar i Fernando:
 
S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?