Erzeni dhe Partizani barazuan 3-3 në javën e 13-të të Superligës. Dramë në "Niko Dovana" për të kuqtë, me djemtë e Colellas që pësuan golin e barazimit në minutën e 109. Stuhia që "pushtoi" Durrësin bëri që ndeshja për shumë minuta të ndërpritej dhe në fundin e saj të kishte shumë minuta shtesë.
Ndeshja nisi mirë për Erzenin, me Nonato që shënoi pas 7 minutash lojë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i shijakasve, me Carën që barazoi ndeshjen me një kryevepër nga afro 35 metra në minutën e 12 të ndeshjes. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Skuka gaboi në fundin e 45 minutave nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë nisi mirë për Partizanin, me Rrapaj që shënoi në minutën e 48 për 1-2. Skuka në të 55 minutë shënoi për rezultatin 1-3, me skuadrën e Kapllanit që nuk u dorëzua.
Në minutën e 90+12 ishte Kadriu që shkuroi shifrat për 2-3, me ndeshjen që në fund prodhoi edhe një penallti për Erzenin falë konsultimit me VAR. Nga pika e bardhë Kahrimanovic shënoi për rezultatin final 3-3 në minutën e 90+19.
Pas këtij rezultati Partizani me 23 pikë mban vendin e parë, ndërsa me 21 pikë Erzeni mban vendin e tretë.
Golat e ndeshjes:
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ndryshimet e trajnerëve japin efekt, Teuta fiton në Kukës! Laçi merr tri pikë në Ballsh, Enkeleid Dobi s'është më pjesë e verilindorëve! Erzeni dhe Partizani ndahen me 6 gola
S.Dh/ReportTv.al