Kapitenët e Kukësit dhe Teutës

VIDEO/ Ndryshimet e trajnerëve japin efekt, Teuta fiton në Kukës! Laçi merr tri pikë në Ballsh, Enkeleid Dobi s'është më pjesë e verilindorëve! Erzeni dhe Partizani ndahen me 6 gola

11 Dhjetor 2022, 15:11| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 18:20

  • Share

Superliga shqiptare është rikthyer në aksion pas një muaji. Kupa e Botës në Katar bëri që futbolli në Shqipëri të merrte pushimet, teksa këtë mesditë janë zhvilluar dy nga ndeshjet e javës së 13-të. Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylis vendas humbi 0-1 me Laçin. Një gol i Adeleke në minutën e 40 vendosi ndeshjen. Në "Kukës Arena", Teuta fitoi 0-1 në transfertë me vendasit e Kukësit. Goli i Lorenco Vilës në minutën e 61 vendosi ndeshjen. Si Laçi ashtu edhe Teuta në javët e fundit ndërruan trajnerët, teksa Mezani dhe Edi Martini në stolat respektivë kanë dhënë efekt. Erzeni dhe Partizani barazuan 3-3 në javën e 13-të të Superligës. Dramë në "Niko Dovana" për të kuqtë, me djemtë e Colellas që pësuan golin e barazimit në minutën e 109. Stuhia që "pushtoi" Durrësin bëri që ndeshja për shumë minuta të ndërpritej dhe në fundin e saj të kishte shumë minuta shtesë.

Në stadiumin "Kukës Arena", Teuta mori tri pikë me vlerë me Kukësin vendas. Sfida u vendos nga goli i Lorenco Vilës në minuën e 61 të ndeshjes. Megjithë sulmet e djemve të Enkeleid Dobit, Kukësi nuk ia doli të sigurojë një pikë në shtëpi. Te Teuta përpara pak ditësh në stol u rikthyer Edi Martini, me trajnerin shkodran që di sekretin për të dërguar durrsakët te suksesi. Humbja në shtëpi 0-1 me Teutën në javën e 13 të Superligës ka sjellë edhe vendimin drastik për trajnerin, me Enkeleid Dobin që nuk është më pjesë e stolit te verilindorët. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit, Naim Halili. Dobi u emërua në stolin e Kukësit në shtatorin e këtij viti, teksa 48 vjeçari durrsak bëhet trajneri i radhës që nuk i mbijeton vendimit të presidentëve.

Në Ballsh, Bylis vendas humbi 0-1 me Laçin. Ndeshja në "Adush Muça" u vendos nga goli i Adeleke në minutën e 40. Kurbinasit marrin tri pikë me vlerë në një ndeshje delikate, teksa Gentian Mezani debuton me tri pikë në rikthimin e tij në stolin e bardhezinjve.

Erzeni dhe Partizani barazuan 3-3 në javën e 13-të të Superligës. Dramë në "Niko Dovana" për të kuqtë, me djemtë e Colellas që pësuan golin e barazimit në minutën e 109. Stuhia që "pushtoi" Durrësin bëri që ndeshja për shumë minuta të ndërpritej dhe në fundin e saj të kishte shumë minuta shtesë.

Ndeshja nisi mirë për Erzenin, me Nonato që shënoi pas 7 minutash lojë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i shijakasve, me Carën që barazoi ndeshjen me një kryevepër nga afro 35 metra në minutën e 12 të ndeshjes. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Skuka gaboi në fundin e 45 minutave nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nisi mirë për Partizanin, me Rrapaj që shënoi në minutën e 48 për 1-2. Skuka në të 55 minutë shënoi për rezultatin 1-3, me skuadrën e Kapllanit që nuk u dorëzua.

Në minutën e 90+12 ishte Kadriu që shkuroi shifrat për 2-3, me ndeshjen që në fund prodhoi edhe një penallti për Erzenin falë konsultimit me VAR. Nga pika e bardhë Kahrimanovic shënoi për rezultatin final 3-3 në minutën e 90+19. Pas këtij rezultati Partizani me 23 pikë mban vendin e parë, ndërsa me 21 pikë Erzeni mban vendin e tretë.

Nesër:

16:30 Vllaznia - Egnatia

19:00 Tirana - Kastrioti

Renditja:

 

Ora 18:12
VIDEO/ Dramë me 6 gola dhe stuhi, Partizani e pëson në minutën e 109! Erzeni 'kockë e fortë', skuadrat ndajnë pikët në Durrës

Erzeni dhe Partizani barazuan 3-3 në javën e 13-të të Superligës. Dramë në "Niko Dovana" për të kuqtë, me djemtë e Colellas që pësuan golin e barazimit në minutën e 109. Stuhia që "pushtoi" Durrësin bëri që ndeshja për shumë minuta të ndërpritej dhe në fundin e saj të kishte shumë minuta shtesë.

Ndeshja nisi mirë për Erzenin, me Nonato që shënoi pas 7 minutash lojë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i shijakasve, me Carën që barazoi ndeshjen me një kryevepër nga afro 35 metra në minutën e 12 të ndeshjes. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Skuka gaboi në fundin e 45 minutave nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nisi mirë për Partizanin, me Rrapaj që shënoi në minutën e 48 për 1-2. Skuka në të 55 minutë shënoi për rezultatin 1-3, me skuadrën e Kapllanit që nuk u dorëzua.

Në minutën e 90+12 ishte Kadriu që shkuroi shifrat për 2-3, me ndeshjen që në fund prodhoi edhe një penallti për Erzenin falë konsultimit me VAR. Nga pika e bardhë Kahrimanovic shënoi për rezultatin final 3-3 në minutën e 90+19.

Pas këtij rezultati Partizani me 23 pikë mban vendin e parë, ndërsa me 21 pikë Erzeni mban vendin e tretë.

Golat e ndeshjes:

Ora 15:32
Vendim drastik pas humbjes në Superligë, Kukësi mbetet pa trajner

Enkeleid Dobi nuk është më trajner i Kukësit. Humbja në shtëpi 0-1 me Teutën në javën e 13 të Superligës ka sjellë edhe vendimin drastik për trajnerin. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit, Naim Halili. Dobi u emërua në stolin e Kukësit në shtatorin e këtij viti, teksa 48 vjeçari durrsak bëhet trajneri i radhës që nuk i mbijeton vendimit të presidentëve. Vendi i tetë në 13 javë Superligë është shumë pak për verilindorët.

Ora 15:14
VIDEO/ Mezani debuton me tri pikë, Laçi mposht Bylisin në Ballsh

Në Ballsh, Bylis vendas humbi 0-1 me Laçin. Ndeshja në "Adush Muça" u vendos nga goli i Adeleke në minutën e 40. Kurbinasit marrin tri pikë me vlerë në një ndeshje delikate, teksa Gentian Mezani debuton me tri pikë në rikthimin e tij në stolin e bardhezinjve.

Ora 15:13
VIDEO/ Kukësi në krizë, Edi Martini di sekretin e Teutës! Enkeleid Dobi largohet nga verilindorët

Në stadiumin "Kukës Arena", Teuta mori tri pikë me vlerë me Kukësin vendas. Sfida u vendos nga goli i Lorenco Vilës në minuën e 61 të ndeshjes. Megjithë sulmet e djemve të Enkeleid Dobit, Kukësi nuk ia doli të sigurojë një pikë në shtëpi. Te Teuta përpara pak ditësh në stol u rikthyer Edi Martini, me trajnerin shkodran që di sekretin për të dërguar durrsakët te suksesi. Humbja në shtëpi 0-1 me Teutën në javën e 13 të Superligës ka sjellë edhe vendimin drastik për trajnerin, me Enkeleid Dobin që nuk është më pjesë e stolit te verilindorët. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit, Naim Halili. Dobi u emërua në stolin e Kukësit në shtatorin e këtij viti, teksa 48 vjeçari durrsak bëhet trajneri i radhës që nuk i mbijeton vendimit të presidentëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • OPIONISTI: 11/12/2022 19:52

    KU DO FILLOJE SHORTI KATEGORISE KATER KUBA NENETERESA SHORTI LIGA PROVESJONARE AMATORE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?