Se humbja e 14 majit ishte rezultat edhe i ndëshkimit të opozitës nga qytetarët, thuhej vetëm nën zë në oborrin e korridoret e ish selisë së PD, ku sot ushtron aktivitetin e tij politik Sali Berisha dhe Rithemelimi.
I pari që artikuloi se edhe opozita ka faj, ishte kandidati i Tiranës, Belind Këlliçi, në nisje të mbledhjes së kryesisë së “Rithemelimit” foli për nevojën e një reflektimi të thellë brenda opozitës, e ndryshe nga Berisha, edhe për lënien mënjanë të hatërmbetjeve brenda dy palëve në PD. Por megjithatë Këlliçi, nuk e sheh të nevojshme dorëheqjen e kreut të Rithemelimit
Më e ashpër në qëndrim, u tregua Jozefina Topalli, e cila tha se “Rithemelimi” po vijon të jetë I njëjti model si atëherë kur PD drejtohej nga Lulzim Basha.
Reformim total të “Rithemelimit” kërkoi anëtari i kryesisë Tomorr Alizoti, I vetmi zë që kërkon publikisht ndryshimin e lidershipit të këtij grupimi.
Vetë Berisha në mbledhjen e kryesisë, të thirrur për herë të parë pas humbjes së thellë në bashki, nuk artikuloi as edhe një fjalë për problemet e brendshme, por fajin e vuri te maskarada zgjedhore, ku krahas votave, akuzoi se Rama ka arritur të blejë edhe mediat.
Se e kanë përvetësuar këtë qëndrim të liderit të tyre, anëtarët e kryesisë u përpoqën ta tregonin edhe para mediave, duke u sugjeruar atyre të merren me shkeljet e Ramës dhe jo me opozitën.
Edhe brenda mbledhjes së kryesisë, të zhvilluar me dyer të mbyllura, thanë burime për Report Tv, u fol vetëm për shkeljet, ku iu kërkua anëtarëve të kryesisë të dokumentojnë parregullsitë për t’ I denoncuar zyrtarisht ato.
Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku në lidhje me situatën në PD thotë se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit.
E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.
Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?
Topalli: Në zgjedhjet politike po!
Sali Berisha ka thirrur kryesinë e Rithemelimit në selinë blu. Para takimit. Belind Këlliçi, i cili humbi përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë Tiranë tha për mediat se në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet. Ai u shpreh se do të mundohen të kapërcejnë hatërmbetjet për t’u bashkuar ndërsa lidershipi nuk do të ndryshojë. Me këtë dha mesazhin e qartë se Sali Berisha nuk do të largohet.
“Duhet të vëmë gishtin në plagë e të flasim për zgjedhjet. Zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka. Duhet të kapërcejmë çdo hatërmbetje e pakënaqësi që t’i përgjigjemi më mirë shoqërisë. Nuk e di si lidhet reflektimi me dorëheqjen, do shohim çfarë s’ka shkuar mirë. Me lidershipin mjafton të shihni statutin, ka ikur koha e dëshirave personale”, tha Këllici.
Ndërsa Bardh Spahia, i cili humbi bashkinë e Shkodrës përballë Benet Becit thotë se fajtor është Rama që pretendon se i ka vjedhur votat. Spahia shprehet se nuk ndjen humbje dhe shton se votat e demokratëve ishin aty.
“Do bëjmë një analizë tani. Krimi i organizuar dhe i mbështetur e i orientuar nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Votat e anëtarësisë aty janë. Ka rritje dhe përfshirje të institucioneve të shtetit me të gjitha forcave. Po t’i lexoni shifrat, votat e demokratëve janë aty”, tha Spahia.
Edhe krimineli me i madh qe ben nje krim me paramendim e ul koken dhe i kerkon falje trupit gjykues.Ky funderrina e shoqeris shqiptare Salushi nuk pendohet kurre dhe nuk kerkon kurre falje perpara popullit dhe vazhdon akoma krimet e veta duke ushtruar dhune psikologjike mbi popullin shqiptar cdo dite me shpifjet dhe genjeshtrat e veta.
PërgjigjuMe te dredhur dhe zvaranike qe e e shikojne dr rrumpallen ne drite te syrit keq me keq do te shkoje kjo pune Shpresoj qe rama te mos shpalle veten trashigimtar te Kastrioteve sepse me kete opozite te pjerdhur,ne pushtet e kemi.Mjere mileti lesh opozita dhe lesh qeveria
Përgjigju