Miqësorja Shqipëri-Kili 0-3

Humbja me Kilin, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

23 Mars, 09:26| Përditesimi: 23 Mars, 10:49

  • Share

Shqipëria zhgënjeu mbrëmë përballë Kilit në një sfidë miqësore ku forma e kuqezinjve ishte larg performancave të sfidave eleminatore.

Sylvinho bëri pak ndryshime në formacion, ku i vetmja e re ishte i rikthyeri Rej Manaj në qendër të sulmit. Performanca e lojtarëve edhe sipas Sofascore linte për të dëshiruar më shumë.

Asnjë prej kuqezinjve nuk kalo mbi notën 7. Teksa paraqitjen më të mirë Sofascore ia atribuon Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit, duke i vlerësuar me 6.9.

Më i dobti për tanët në fushë ishte Thoma Strakosha dhe për faktin e golave të pësuar. Po ashtu, lojë jo e mirë ishte edhe prej mbrojtësit të djathtë Elseid Hysaj që jo pak herë u gjend në vështirësi.

Takimin e rradhës Shqipëria do ta zhvillojë të hënën në Stokholm përballë Suedisë në një tjetër sfidë miqësore.

1711182420_shqiperia.JPG

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?