Paulo Fonseca

Humbja me Leverkusenin, Fonseca: Na u mohua një penallti, kjo ndeshja më e mirë e Milanit

2 Tetor, 11:01| Përditesimi: 2 Tetor, 11:03

  • Share

Milani u mposht 1-0 nga Bayer Leverkusen në Gjermani për turin e dytë të Champions League. Kjo ishte humbja e dytë për kuqezinjtë që rrezikojnë tetë vendet e para, ndërsa i një tjetër mendimi ishte trajneri kuqezi.

Paulo Fonseca tha se kjo ishte ndeshja më e mirë për ekipin e tij, duke iu mohuar edhe një penallti.

‘’Ne nuk fituam, por është ndeshja që e kam shijuar më shumë që kur jam këtu. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer me rezultatin”, tha fillimisht trajneri.

Fonseca më pas vazhdoi duke komentuar për kontaktin ndaj Loftus-Cheek.

“Kur keni një situatë të tillë, duhet të paktën të shikoni VAR-in. Për mua ishte një penallti. Ata krijuan probleme me kombinimet në krahun e djathtë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, përfundoi trajneri i Milanit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?