Sergio Conceiçao

Sport

Humbën në Champions, Conceiçao: Të gjithë duhet të punojmë më shumë, gjërat do vështirësohen

13 Shkurt, 12:27| Përditesimi: 13 Shkurt, 12:38

  • Share


Humbja 1-0 e Milanit kundër Feyenoord në aktin e parë të play-off të Champions League u komentua edhe nga trajneri i kuqezinjve. Sergio Conceiçao tha se Milani i tij duhet të bëjë më shumë punë pasi gjërat do vështirësohen në javët dhe muajt e mbetur.

"Një ndeshje fitohet me duele, agresion dhe Feyenoord i kishte të gjithë ata përbërës”, pranoi Conceicao në Sky Sport Italia.

“Ne jemi këtu për t’i bërë katër muajt e fundit të sezonit të ndryshëm nga gjashtë muajt e mëparshëm. Duhet të gjithë, duke filluar nga unë, të japim pak më shumë, të rrisim nivelin dhe më pas ndeshjet do të jenë më të lehta.

Unë kam një skuadër me cilësi teknike dhe duhet të sjellim karakteristika të tjera që janë shumë të rëndësishme, përndryshe bëhet e vështirë”, përfundoi trajneri.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Milani bie në aktin e parë, Feyenoord e mposht 1-0! Fitojnë Bayern e Benfica, dramë e akuza te Atalanta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?