Katër humbje radhazi, 11 gola të pësuar dhe vetëm tre të shënuar për vendin e parafundit në renditje me katër pikë të grumbulluara. Këto janë statistikat e Partizanit të Mladen Milinkovic në gjashtë javët e para të sezonit, teksa humbja 0-3 në derbin kundër Tiranës mund të sjellë fundin e aventurës së tij me 'Demat'.
Pas humbjes, trajneri serbo-boshnjak po 'mediton' largimin, duke pranuar se asgjë e mirë nuk po ndodh dhe se do diskutojë me klubin për të ardhmen.
"Kjo është një situatë që na ndodh javë pas jave, nuk është mirë për askënd. Kam shumë mungesa, por këto nuk janë justifikime. Do flas me bordin drejtues për të ardhmen", tha mes të tjerash Milinkovic për Rtsh Sport.
Lajmi kryesor:
Kryeqyteti mbetet bardheblu, Tirana mposht 0-3 Partizanin në derbi dhe gjen fitoren e parë të sezonit! Milinkovic 'në fije të perit'
S.Dh/ReportTv.al
