SHKODËR - Vllaznia u mposht të enjten 0-4 nga islandezët e Valur duke u eliminuar nga Conference League. Në "Loro Boriçi" të Shkodrës të shumtë ishin tifozët e pranishëm, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat disa nga ultrasit shkodranë.
Nuk dihet ende nëse ka pasur përleshje, apo shkak janë bërë flakadanët e hedhur në fushë, por “Vllaznit Ultras” kanë dalë me një reagim zyrtar duke thënë që tifozët po mbahen padrejtësisht në komisariat.
“Reagim. Gjate ndeshjes se sotme asht ba shoqnimi i padrejte me dhune dhe ne menyre barbare i disa nga antarve tone. Kerkohet menjehere lirimi i djemve qe mbahen padrejtsisht ne ambjentet e komisariatit. Futbolli asht per Tifozat! Liri per Ultrasit!”, shkruajnë Vllaznit Ultras (postim i pandryshuar).
Ju ultrasit!A jeni në gjendje të paguani gjobën që UEFA dotja vendos Vllaznisë? Nga ju që hodhët flakadanë në fushë
Përgjigju