Humbja në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD: Partia duhet të riorganizohet, të ndahet nga e kaluara berishiste

17 Maj 2023, 17:05| Përditesimi: 17 Maj 2023, 22:20

  • Share

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar. Vendimi i tij vjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit.

Në deklaratën e tij për media, Alibeaj e cilëson veten si drejtues të PD në kohën më të vështirë të saj dhe vendosi të mos ecë në rrugën e Sali Berishës pasi pretendon se me të në krye, nuk ka asnjë mundësi që demokratët të kthehen në pushtet.

“Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar”, tha Alibeaj.

Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj thotë se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Alibeajt, vendimi për t’u larguar pas zgjedhjeve ka qenë i Kryesisë. Tashmë do të ketë vetëm postin e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë së PD.

“Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend. Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi.

Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen. Ka qenë një vendim i Kryesisë që  vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike”, tha Alibeaj.

Për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj thotë se Rama arriti të mbajë bashkitë që i mori para 4 vitesh pa kundërshtarë. Megjithatë nuk e kursen falënderimin për mbëshetësit që sipas tij zgjodhën fatin e familjes politike para pazareve të ngushta.   

“Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa  e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë.

Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës. Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar. Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes", tha Alibeaj.

Një mesazh të fundit e kishte edhe për Berishën, i cili është i shpallur 'non grata' nga SHBA duke thënë se nuk kanë lejuar që PD të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit, por kanë folur lirisht që PD të jetë demokratike dhe euroatlantike. 

Ora 17:43
Dorëheqja e Alibeajt nga kryetari i komanduar i PD, Bardhi: Kam thirrur në takim urgjent Tabakun! Nëse pranon drejtimin, mbledhim Këshillin Kombëtar

1682501036_finalprojekt.00001217.Still033.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dorëheqjes së Alibeajt nga drejtimi i PD. Ai sqaron se pas tërheqjes së Alibeajt, ka kërkuar takim urgjent me Jorida Tabakun e cila është nënkryetare e PD dhe si e tillë mund të zëvendësojë kryetarin për sa kohë mungon një i tillë.

Në rast se Tabaku do të marrë përsipër që të zëvendësojë kryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë do të mblidhet Këshilli Kombëtar që bën komandimin.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.

Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, shkroi Bardhi.

Sipas statutit të partisë, Jorida Tabaku mund të marrë drejtimin e përkohshëm të PD pasi është nënkryetare. Enkelejd Alibeaj deklaroi se do të vijojë të jetë nënkryetar i PD por me tërheqjen nga kreu i grupit parlamentar, vihet në pikëpyetje edhe nëse do të mund të jetë nënkryetar.

Komento

Komente

  • Enveri: 18/05/2023 10:17

    Mishën akomplishd!

    Përgjigju
  • Iris: 18/05/2023 04:22

    Veprim i duhur,por ne kohe te gabuar.Ne kete moment kur te gjithe drejtojne gishtin tek njeri-tjetri per fajtorin,ose zhgenjimin e rastit dhe PD eshte vulnerabel,mendoj qe doreheqja eshte e gabuar.Saliu kete po pret e po ferkon duart.Tabaku eshte personi i gabuar,mund te kishit rithirur Bashen meqe eshte /de jure/kryetar i PD dhe ka perkrahjen e nderkombetareve,mund te kishit ftuar z.H.Kosova,ose ndonje tjeter figure te gjitherespektuar,pastaj te terhiqeshit.Qe tani /karavidhe/ D.Sula po vrapon te Berisha,imagjino sa te tjere mund te zgjedhin Berishen!Ka per te ndodhur nje coroditje e pergjitheshme ne PD,tani qe dhe Alibeaj u largua.

    Përgjigju
  • Andon: 18/05/2023 00:16

    Tani hap emisjonin tend si Grida Duma je fix cdo gje e arrite sukese ne jet hahhahahha

    Përgjigju
  • Kiço: 17/05/2023 23:27

    Parti budallenjesh, lan nam!

    Përgjigju
  • Turi: 17/05/2023 23:16

    Enkelejd, e tregove veten rob me dinjitet. Humbe zgjedhjet, dhe doreqjen ti hapesh rruge frymave te reja. Halli eshte se PD, PL e PS eshte e mbushur plot me ujkonja e cakenj qe shofin nga xhepi e jo nga dinjiteti e zhvillimi. Nga fryma e Berishoviceve do ndahet PD atehere kur Salehu te ktheje by…en nga dielli e ti shuhet rraca.

    Përgjigju
  • NIKI: 17/05/2023 21:43

    Enkelejd e ke thene shume bukur, e more drejtimin e PD ne momente shume te veshtira e megjithate ti arrite ta shpetosh nga thonjte e te kuqve

    Përgjigju
    • Sedi: 18/05/2023 00:18

      Ne fakt ja ke fut i cik si kot se ky me thonj e me shpirt çoj ujin ne mullirin e rames.ishte kostum i madh per nje njeri lokal si enkelejdi pd-ja. Pd pas 20 vitesh ndoshta vjen me ne pushtet.RIP Pd

  • Hallo: 17/05/2023 21:28

    Te keqe halla, duhet nje person intelektual I pa perfshire kurre ne politike te ndertoje nje parti nga fillimi Me njerez te ri me integritet dhe me deshire e pasion Per shtetin e tyre, dhe te zhduket kjo pjese e llumit Perndryshe iku sala erdhi muli, iku liri erdhi mona Iki edi erdhi lali eri e belinda... deri sa te vdesin 5 breza prap me kto hajdut do jemi! Duhet parti popullore me deshire dhe vullnet ne bindjen e popullit Dhe me argumente ti takojne njerezit dere me dere Duke dhene dhe shembullin personal dhe duke qene aty me popullin Ku ka halle ne spitale shkolla e ndertime banesash Ne te gjitha fushat dhe ne gjykata qe jane pafund ceshtjet per te cilat Nuk kujtohet askush ti ndihmoje... me cdo perpjekje cdo dite e me teper duhet rini per nje drejtim te paster Ne qeverisje, jo politike hajdute vetem per te perfituar e vjedhur cdo prone e pasuri natyrore si kromi nafta vaji gazi uji e qymyri e mermeri , guri e gelqerja, deti e rera bituminoze e kripa.. mali e fushat me super pjellori, dhe turizmi malore e fushor e detar, Te cilat po i vjellin 5 hajdute Nderkohe mund te jetonin kto 2 milion shqiptar qe kane mbetur Me luge e pjata floriri dhe me nga 3-4 mije euro rroga Pa pasqyruar interesa personale.. kjo eshte shume e thjeshte mjafton vullneti.

    Përgjigju
  • rroku: 17/05/2023 21:27

    ju jeni cuna te rinj, degjoni analistet se ku e dini ju se c'duhet bere. ndoshta eshte me mire ta lini ramen te fitoje edhe 1 pale zgjedhje dhe e fitoni ne tavoline heres tjeter

    Përgjigju
  • Jimmy: 17/05/2023 20:45

    Bravo ???? Enkelejd!!nuk eshte faji juaj po ske njeri nga pas te beje nje pd te forte te denje!!nuk te len balenat berisha meta qe smbajne asnje pergjigjesi!

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/05/2023 19:54

    Pasi e kreve misionin duke u bër miliarder tani ike,por okej e super mos ha se nuk të bën mirë për shendetin o i pështirë

    Përgjigju
    • Toni: 18/05/2023 09:51

      Rama nuk ka pse ti jape asnje lek Enkeledit se nuk eshte budalle. I jep paret Saliut permes Ulajve, Kastratit qe rri me Gon Koliqin e Flamur Noken qe e shef gjithe Kuksi dhe nuk dalin 200000 dwmokrate ne zgjedhje sepse i vjen per vjelle jga Muli, arbana, klevisi etj. Ja ku u be fituam edhe ne 2025. Iku Enkeledi qe e dogji gqz bardhi e jorida tabaku. Vjen luli qe i merr ndonje leke Ulajt se aq do ai. Bac u kry.

    • Turi: 17/05/2023 23:12

      O zar i Salehut. O dobic i shkijeve. O trushplar i mulit. O vemje halesh. O rob pa shtyll kurrizore. O fisqir i Berishoviceve. Si nuk le artikull pa komentuar o te zont sperma mulit majasellin e mos dhjef mo rehat

  • Titi: 17/05/2023 18:30

    Xhest qytetar

    Përgjigju
  • Ops: 17/05/2023 18:12

    Qytetare

    Përgjigju
  • Boba: 17/05/2023 17:57

    Duhet te kandidoj Adriatik Lapaj per kryetarin e PD !!!!!

    Përgjigju
    • ops: 17/05/2023 19:33

      Boll sorosian kemi

  • AltinTop: 17/05/2023 17:36

    Cpo i shendrit fytyra Alibeut..njelloj si Rames qe i ka fituar zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Soni: 17/05/2023 17:15

    Bravo Zoti Alibej sy ty duhete te ishin te gjithe kryetaret e partive po PD sa do sal maskarai prandaj humbet

    Përgjigju
  • Reforma: 17/05/2023 17:14

    Doktori Alimehmeti meriton te kandidoje dhe ose jo te fitoje edhe si kryetar i ri i PD bashke me Belind Kellicin jane dy figura forta por edhe 2/3 emra te tjere , pse jo mjeku Alimehmeti do ishte nje figure e forte intelektuale ne PD e reformuar por kete ta vendose antarsia! Urime

    Përgjigju
    • e drejta: 18/05/2023 10:31

      alimehmeti perfaqeson bf( bashke fundosemi)...dhe jo PD

    • Hasoni: 18/05/2023 07:19

      Alimehmwti ndoshta e ben por Belindi ska takat as te lidhe ushkurin e tij

  • barbuni: 17/05/2023 17:12

    E kryu misionin "fisnik" per ramen. futi paret me xhep, dhe tani po iken...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?