Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni
Sport

Humbja përballë Shqipërisë, Vuçiç: S'më zuri gjumi nga trishtimi, u pendova që nuk shkova në stadium

12 Tetor, 16:51| Përditesimi: 12 Tetor, 16:57

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një komunikim me gazetarë në Beograd ka folur për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku ekipi serb humbi 0-1.

Vuçiç ka shprehur pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren gjatë kësaj sfide vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Nuk ishte mirë ekipi, nuk luajtën mirë dhe pësuan humbje. Unë nuk munda të flija nga mërzia, jo nga inati. Disa njerëz janë gjithmonë të inatosur, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë ne për kombëtaren tonë.

Kishin gjithçka që u duhej akomodim më të mirë, fluturime çarter, gjithçka. Ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj fillova ta kritikoj veten, me të drejtë. A kam dhënë unë mbështetje për ata njerëz, qoftë edhe vetëm të duartrokas në stadium? 

Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur. M’u duk më e rëndësishme të pushoja pas një dite të lodhshme, sesa të jepja mbështetje për kombëtaren. Unë e dua kombëtaren dhe më vjen keq që s’isha në stadium, që ta tregoja dashurinë ndaj vendit tim dhe flamurit”, tha Vuçiç.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?