Sparta e Pragës humbi të martën 0-6 me Atletico Madrid, në ditën e pestë të ndeshjeve në Champions League. Në fushë për skuadrën çeke ishin katër shqiptarët Qazim Laçi, Indrit Tuci, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
90 minutat në fushë kanë qenë për t’u harruar dhe një gjë të tillë e pranon edhe Qazim Laçi, mesfushori i Kombëtares që foli pas ndeshjes.
"Nuk ka shumë për të thënë për këtë ndeshje. Duhet të analizojmë gjithçka që ishte e gabuar. Luajtëm kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë, ishte e vështirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mos ulim kokën, megjithëse do të jetë shumë e vështirë. Sezoni do të jetë ende shumë i gjatë", tha ai.
Komento