Erik ten Hag

Humbja turpëruese, trajneri i Man. United: Vazhdojmë 'luftën', s'e zbatuam planin dhe e pësuam

7 Maj, 16:57| Përditesimi: 7 Maj, 16:58

  • Share

Pas humbjes turpëruese 4-0 nga Crystal Palace në kampionat, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është parë i zhgënjyer. Për mediet ai tha se do vijojnë "luftën" për një vend në Evropë, duke treguar edhe problemin e të tijve. Me 54 pikë "Djajtë e Kuq" mbajnë vendin e tetë tre javë nga fundi i sezonit, duke qenë dy pikë pas Newcastle që ndodhet në zonën evropiane.

"Ishte një ndeshje në të cilën nuk ishim në nivelin e duhur. U bënë gabime të mëdha, lojtarët nuk zbatuan planin dhe rregullat që ne kemi si skuadër. Kishte edhe gabime individuale, por ne duhej të mbulonim njëri-tjetrin në fushë dhe nuk e pashë këtë. Zhgënjyem njëri-tjetrin dhe morëm humbjen më të rëndë.

Unë do të vazhdoj të luftoj. E përgatita skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, në fund të ditës më duhet të punoj me organikën që kam në dispozicion. Pësuam gola të lehtë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kisha dhënë udhëzime të sakta se si duhej të mbronim, nuk i pashë të zbatoheshim në fushë dhe përfunduam me një humbje turpëruese”, u shpreh ten Hag.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?