Në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë është futur diskutimi i draft projektit për Kodin Penal si dhe raportimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë përpara Parlamentit me qëllim pasqyrimin e rezultateve vjetore për periudhën 2024.
Raportimi i institucioneve të drejtësisë zakonisht zhvillohet në periudhën e pranverës, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj e më pas formimi i legjislaturës së re, raportimi u shty për në vjeshtë.
Pavarësisht se raportimi për këtë vit është tashmë me vonesë, përsëri vendi se ku do të raportohet ka nxitur debat në mbledhje. Për shembull, Partia Socialiste ka propozuar që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të raportojnë dhe në Komisionin e Ligjeve por edhe në Kuvend, propozim ky që është kundërshtuar nga PD-ja.
Diskutimi për Kodin Penal si dhe raportimi i institucioneve të drejtësisë, do të zhvillohen në seancat e radhës.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve
K.B/ReportTv.al