Foto ilustruese

Sociale

Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)

12 Mars, 15:16| Përditesimi: 12 Mars, 16:39

  • Share

Tiranë- Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për zonat e kultivimit të kanabisit mjekësor, me kritere dhe kushte të rrepta sigurie.

Në Shqipëri do të ketë 10 zona për kultivimin e kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore, në 10 qarqe të vendit dhe në total 138 parcela.

Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku, informon se nga një zonë do të ketë në Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan dhe 1 zonë do jetë e ndarë mes Kukësit e Dibrës, ndërsa Gjirokastra do të ketë 3 zona dhe Kukësi 2 zona të tjera.

Pjesa më e madhe e zonave në Shkodër do të jenë në Njësinë Administrative të Gruemirës, në Malësinë e Madhe, 3 në Postribë dhe 3 në njësinë Rrethinat.

Vendimi është marrë më 9 Janar, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu janë miratuar edhe rregullat për personat që do paraqesin kërkesat për licencat e kultivimit të kanabisit. Kultivimi bëhet në ambiente të hapura, sipërfaqe toke, të mbrojtura, sera apo tunele plastike dhe të mbyllura, ambiente të izoluara me ndriçim artificial. Kurse ruajtja bëhet nga Policia Private apo edhe ajo shtetërore “Illyrian Guard”, 24 orë pa ndërprerje.

Jo vetëm kaq, pasi duhet të ketë edhe ruajtje fizike 24 orëshe pa ndërprerje dhe me grupe verifikimi për sinjalizime.

Ndërkohë që kur kultivimi bëhet në sipërfaqe të hapur apo të mbrojtur, kërkohet me patjetër që të rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba.

Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura, muri i jashtëm i godinës duhet të jetë mur betoni i qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 cm.

Tabela e zonave dhe qarqet me parcela kanabisi:
-Në Shkodër dhe në Malësi të Madhe do të jenë 17 parcela
-Gjirokastër zona 1 do të jetë në Këlcyre dhe Përmet me 24 parcela
-Gjirokastër zona 2 në bashkinë Dropull e Gjirokastër do të jenë 20 parcela
-Gjirokastër zona 3 në bashkitë Dropull e Libohovë me 10 parcela
-Kukës 1 në bashkinë Tropojë do jenë 20 parcela
-Kukës 2 në bashkinë has 3 parcela
-Kukës 3 do të ketë 8 parcela në Bushtricë dhe Kalis
-Vlorë bashkia Delvinë dhe Finiq 15 parcela
-Fier në bashkinë fier dhe Mallakastër 4 parcela
-Dibër 5 parcela në Kala të Dodës
-Elbasan në bashkitë Cërrik e Belsh do të jenë 12 parcela

Zonat ku do kultivohet kanabisi mjekësor në qarkun e Shkodrës 

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 12/03/2025 19:04

    Tani ta mesoje edhe Australia qe Sindikate e Tome Doshit nuk eshte me kriminale por zyrtarisht mjeksore! Fale shokit te vet qe ka financuar qush prej debimi ka Australia ne 2000!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?