Politikë

'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Metës nuk i 'del e keqja' me Braimllarin

8 Shkurt, 21:52| Përditesimi: 8 Shkurt, 22:52

  • Share

Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.

Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit, edhe pse nuk e përmendi me emër. 

“Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal.Kyqë më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. 11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.

Braimllari  është larguar nga radhët e Partisë së Lirisë dhe në një intervistë për Report Tv tha se është gati të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?