Hyseni në Report TV: PS i qëndron marrëveshjeve! PD/LSI të bindin opozitën parlamentare, janë përfaqësuesit e tyre

15 Qershor 2020, 22:34| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 22:51

  • Share

Alket Hyseni, deputeti i PS dhe anëtar në Komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, e ka cilësuar marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik, një marrëveshje larg perfektes, por që të çon përpara dhe adreson pjesën më të madhe të rekomandimeve të ODIHR-it dhe disa nga çështjet që siguron një proces votimi më të drejtë dhe të lirë.

Në një intervistë në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', për sa i përket kërkesave të opozitës parlamentare se nuk voton po nuk u hapen listat dhe të mos krijohen koalicionet parazgjedhore, Hyseni tha se mazhoranca ndodhet mes dy zjarreve, kur në fakt duhet të jetë PD dhe LSI ajo që duhet të gjejë dialogun me opozitën parlamentare pasi kanë ardhur nga listat e tyre. Hyseni tha mazhoranca nuk mund të negociojë mes opozitave, pasi ata janë produkt i njëri-tjetrit dhe kjo është punë e opozitës jashtëparlamentare.

"Kryeministri ka thënë që ndodhemi mes dy zjarreve nga një anë kemi opozitën jashtëparlamentare dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e saj që kanë mbetur në parlament. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve. PS nuk ka qenë hermetike lidhur me çështje të caktuara të çdo aktori e faktori politik dhe jemi të hapur për t'i diskutuar deri në momentin e fundit dhe për aq sa hapësirë kushtetuese mund t'i adresojmë. Marrëveshja e arritur është larg më të mirës së mundshme, por është një marrëveshje që na çon përpara. Nuk u arrit maksimumi apo ato pritshmëritë që kishim, por është bërë një rritje e konsiderueshme, ku gati 80-90 % e rekomandimeve të ODIHR-it janë pasqyruar. Ne nuk negociojmë mes opozitave, ata janë me njeri-tjetrin, kjo është punë e PD dhe LSI, janë produkt i njëri-tjetrit. Edhe pse i bënë lanet dje, sot le të negociojnë dhe të gjejnë një marrëveshje mes tyre dhe të negociojnë, nuk mund ta vendosin mazhorancën mes dy zjarreve", tha Hyseni.

Hyseni tha se kjo marrëveshje ka arritur disa adresime të mira si kuota gjinore dhe monitorimi me kamera të qendrave të votimit dhe identifikimi biometrik duke siguruar garancinë e votës, ndërsa tha se brenda këtij sesioni parlamentar do të votohet kodi i ri zgjedhor. Kjo nuk është një reformë që mund të rrëzohet, tha Hyseni, prandaj duhet të jemi të matur pasi të shkojmë në votim dhe për të realizuar këtë duhet të punohet me kompromis.

"Çështjet e barazisë gjinore çdo 30 % duhet të jetë gra. Në çdo 3 emra të njëpasnjëshëm duhet të jetë një grua deri sa të përfundojë lista. Listat do i refuzohet forcës politike nëse nuk ka këtë përmbajtje. Kemi aspekte teknike që ka të bëjë me garancinë dhe fshehtësinë e votës, që nga monitorimi me kamera të të gjithë qendrave të votimit. Do të bëhet votimi biometrik i zgjedhjeve me kartën dhe shenjën e gishtit. Kjo do të jetë në të gjithë vendin. Përpara mbylljes së këtij sezoni parlamentar do të kemi kodin e ri. Kjo nuk është një reformë që mund të rrëzohet, prandaj duhet të jemi të matur pasi të shkojmë në votim dhe për të realizuar këtë duhet të punohet me kompromis", tha Hyseni.

Në lidhje me votën e emigrantëve, Hyseni tha se do merret KQZ dhe se "votat e emigrantëve do t'i atashohen një qarku të caktuar. E rëndësishme është të fillojë faza  e parë e evidentimit të listave, dimë ku i kemi emigrantët. Ajo që kemi arritur është aspekti teknik që KQZ të nis nga puna".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 16/06/2020 07:36

    Ehh mor Ket Hyseni, me i shkathti nga te gjithe o tregove. Bile ia ke kaluar dhe Ilir Beqjes qe vodhi sa vodhi kur ishte te Shendetesia dhe u terhoq pa bere zhurme e tani gezon miliardat. Ndersa ti lale vodhe sa vodhe prona ketej nga jugu, u pasurove me tendera e emerime ne poste me leke dhe tani del e ben te zgjuarin. Beqja te pakten nuk ndihet fare. Hallall ju qofte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?