Hysi: Nëse duam që gjykata të jetë funksionali, ta votojmë

17 Dhjetor 2020, 10:55| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 11:32

  • Share

Ndërkohë nënkryetarja Vasilika Hysi i është përgjigjur deputetit Gjoni ku ajo thotë se në kushtet që ndodhet sistemi i drejtësisë për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti si dhe ndikimit nga faktorët ndërkombëtar është vlerësuar që të kandidojë dhe 1 emër i vetëm.

"Kuvendi i Shqipërisë funksionon sipas kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Kemi parasysh ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Kandidatura për në organet kushtetuese paraqiten në seancë nga shkrim me jo më pak se 28 deputetë. Keni një kandidaturë që është votuar në Komisionin e Ligjeve. Bëmë një seancë dëgjimore dhe Komisioni i Ligjeve për herë të parë i dha pëlqimin kandidaturës. Kuvendi i Shqipërisë e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion 4 herë. 3 herët e para nuk ka mundur të përzgjedhë 1 kandidatë. Kuvendi i Shqipërisë e shpalli për herë të katërt dhe KED propozoi 1 kandidat. Vlerësimi i të gjitha kritereve për Altin Binajn ka qenë i lartë pasi bëhet fjalë për një kandidat karriere. Është mbajtur nën zbatim dhe opinioni i Venecias. Kuvendi ka vlerësuar se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është jetike, kërkohet nga të gjitha faktorët ndërkombëtar. Në këto rrethana është vlerësuar që të kandidojë dhe një kandidat. Nëse dëshirojmë që të kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale ne duhet të japim votën dhe ta votojmë kandidatin i cili është në rastet e pakta që mori votë unanime" - tha Hysi.

Në replikë, Gjoni deklaroi se kjo është shkelje e hapur duke ngritur dhe problemin se në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra për të garuar në Kushtetuesen.

"Në kushtet e jashtëzakonshme, ku në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra që të garojnë për Kushtetuesen, meqë gjykata nuk ekziston, hajde të thyejmë ligjin. Më jepni dhe mua të drejtën tani, të dal te rruga marr 2 qytetar dhe shkruajmë emrin. Po e kthejmë në një treg të shëmtuar. Unë dua që të funksionojnë Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese dhe SPAK. Unë ndjej peshën e përgjegjësisë që sot nuk më jepet e drejta për të votuar 1 emër nga 3 të KED. Në 1 vit ne nuk gjejmë dot 3 veta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nuk më jep shpresë që Shqipëria nuk do ketë defacto drejtësi" - tha Gjoni

"Është një moment historik" - tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 dhe për metrologjinë! I hapet rruga krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?