Hysko rrëfen eksperiencën si i infektuar me COVID: Uroj shumë që askush mos ta kalojë, ka simptoma serioze

30 Korrik 2020, 20:10| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 20:20

  • Share

Deputeti Eljo Hysko në një lidhje me skype për edicionin qendror në Report Tv tregoi eksperiencën e tij si ndër deputetët e infektuara me COVID-19.  Ai tha se ka kaluar simptomat më tipike të COVID si marrje mendsh, dhimbje muskujsh dhe humbje shije e nuhatje. Hysko thotë se lajmi më i mirë është që nuk ka infektuar asnjë person pasi e kapi virusin në kohë duke vënë re shenjat e hershme. Ai u bën thirrje qytetarëve që të sensibilizohen dhe të respektojnë masat.

"Java e parë ka qenë me simptoma që tregojnë se duhet të jetë më i fortë sensibilizimi i qytetarëve. Nuk është e lehtë, të gjithë duhet të kenë vigjilencën maksimale, ka simptoma serioze. Janë simptoma të ndryshme, unë kam pasur më tipiket, marrje mendsh, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, humbje shije, ethe e djersitje mbi 4-5 herë në ditë. Prej 11 ditësh ndenja  i izoluar, pas 3 ditësh kam bërë tamponin tjetër. Tani  e ndjej veten më mirë. U ambientova me situatën nuk është e lehtë të rrish në karantinë e sidomos për persona që janë në lëvizje. Duhet të ketë përgjegjshmëri maksimale një i prekur nga Covid. Është shumë e rëndësishme për ata që kanë shenja të hershme. Unë e kapa në kohë dhe nuk infektova të tjerë. Të gjithë personat që kam pasur kontakt janë kontrolluar. Lajmi më i mirë është që nuk infektova njeri. Uroj shumë që askush mos ta kalojë", tha Hysko.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?