Autori 45-vjeçar
Autoritetet policore në Greqi janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër. Ai dyshohet se u arratis në Shqipëri .
Sipas informacioneve, ai ka mbërritur në kufirin greko-shqiptar rreth orës 1 të mëngjesit të datës 27 tetor dhe nga ku më pas nga Kakavija ka shkuar drejt Shqipërisë. Punonjësit e policisë e kanë identifikuar autorin përmes kamerave të sigurisë së zonës, deklaratave me përshkrimin e plotë të tij, por edhe nga materiali gjenetik që u zbulua.
Nëna e 45-vjeçarit foli për mediat greke ku tregoi jetesën e saj të vështirë për shkak se djali i saj ishte i alkoolizuar, përdorte dhe lëndë narkotike.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, u shpreh nëna e 45-vjeçarit.
Edhe sipas fqinjëve, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme, ndërsa zërat dëgjoheshin nga brenda shtëpisë së tij. Madje, policia është thirrur disa herë në vendngjarje.
Lajmi kryesor:
Akuzohet se përdhunoi një grua në Greqi, 45-vjeçari shqiptar zbulohet nga ADN-ja, arratiset drejt Shqipërisë! Ishte i alkoolizuar, dhunonte edhe nënën e tij
S.C/ReportTv.al