Autori 45-vjeçar shqiptar

Akuzohet se përdhunoi një grua në Greqi, 45-vjeçari shqiptar zbulohet nga ADN-ja, arratiset drejt Shqipërisë! Ishte i alkoolizuar, dhunonte edhe nënën e tij

30 Tetor 2022, 21:41| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 19:01

  • Share

GREQI- Episode tronditëse të dhunës seksuale në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Spartak Dyrmishi ka përdhunuar një 34-vjeçare greke në orët e para të së dielës së kaluar në një stacion autobusi, më 23 tetor, në Paleo Faliro dhe ka tentuar të përdhunojë një vajzë 24-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari është larguar nga Greqia të enjten e kaluar drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë se ai është autori nëpërmjet materialit gjenetik, ADN-së që kishte lënë në makinën e njërës prej  vajzave që sulmoi, por është arritur të identifikohej edhe nga tatuazhi i tij.

45-vjeçari jetonte me nënën e tij prej 3 vitesh në Greqi pasi thuhet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë është dhe babai i dy fëmijëve.

Ai përshkruhet si një person i dhunshëm, i alkoolizuar, me sjellje problematike, i cili madje dhunonte dhe nënën e tij, bazuar dhe në dëshmin e fqinjëve të cilët shpesh e dëgjonin të bërtiste.

Të dielën e kaluar, 45-vjeçari përdhunoi nën kërcënimin e një thike një 34-vjeçare greke. Në të njëjtën zonë, një tjetër vajzë 24 vjeçe u ankua se një person kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të. Ngjarja bëri shumë bujë në vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera këto kohë në Greqi. Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Ora 22:18
I akuzuar për përdhunim në Greqi, nëna e 45-vjeçarit: Për mua ia ka vdekur! Më merrte lekët e pensionit! Pinte alkool dhe hashash

Autori 45-vjeçar

Autoritetet policore në Greqi janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër. Ai dyshohet se u arratis në Shqipëri .

Sipas informacioneve, ai ka mbërritur në kufirin greko-shqiptar rreth orës 1 të mëngjesit të datës 27 tetor dhe nga ku më pas nga Kakavija ka shkuar drejt Shqipërisë. Punonjësit e policisë e kanë identifikuar autorin përmes kamerave të sigurisë së zonës, deklaratave me përshkrimin e plotë të tij, por edhe nga materiali gjenetik që u zbulua.

Nëna e 45-vjeçarit foli për mediat greke ku tregoi jetesën e saj të vështirë për shkak se djali i saj ishte i alkoolizuar, përdorte dhe lëndë narkotike.

“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, u shpreh  nëna e 45-vjeçarit.

Edhe sipas fqinjëve, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme, ndërsa zërat dëgjoheshin nga brenda shtëpisë së tij. Madje, policia është thirrur disa herë në vendngjarje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?