Pas ceremonisë së 'Topit të Artë' 2025', babai i Lamine Yamal ka reaguar publikisht për mediet spanjolle duke treguar tërë zhgënjimin e tij për rezultatet e votimeve.
“Mendoj se diçka e keqe ndodhi. Nuk mund të flas për vjedhje, por dëm moral kundrejt një personi”, tha Mounir Nasroui. Në fund të fjalës së tij babai i Yamal u premtoi tifozëve se vitin që vjne “Topi i Artë” shkon në Spanjë.
"Mendoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë tani, me një diferencë të madhe. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se nuk ka rivalë. Vitin tjetër është i yni", tha ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Qëndroi i befasuar dhe 'i ngrirë' në vend, reagimi i Lamine Yamal pasi Dembele fitoi 'Topin e Artë'
S.Dh/ReportTv.al