Në Paris, djali i shtëpisë dhe sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele fitoi për herë të parë 'Topin e Artë', kjo pas katër trofeve të fituar me klubin e tij, mes tyre edhe Champions League. 35 golat dhe 16 asistet e sezonit të kaluar lanë pas arritjet e Lamine Yamal, duke bërë që 18-vjeçari i Barcelonës të renditej në vendin e dytë.
Lamine Yamal u kap nga kamerat pikërisht në momentin kur u zbulua emri i fituesit. Shumë përdorues të mediave sociale e interpretuan shprehjen e tij të fytyrës si një përzierje mes pranimit të faktit dhe inatit. Nuk kishte gjeste befasuese, pasi dukej sikur ai e dinte se çfarë do të ndodhte.
Veç saj, Lamine nuk denjoi që të ngrihej në këmbë për të takuar fituesin, me Dembele që u përkul për ta përqafuar.
Pas ceremonisë, i ati i Lamine Yamal, Mounir Nasrouim, tha se Dembele nuk vodhi asgjë, por në këtë mes kishte ndodhur diçka e çuditshme.
"Nuk do të them se është vjedhje, por dëm moral ndaj një qenieje njerëzore. Mendoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë tani, me një diferencë të madhe. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se nuk ka rivalë", tha Mounir Nasrouim për median polemizuese 'El Chiringuito'.
Pas ceremonisë së 'Topit të Artë' 2025', babai i Lamine Yamal ka reaguar publikisht për mediet spanjolle duke treguar tërë zhgënjimin e tij për rezultatet e votimeve.
“Mendoj se diçka e keqe ndodhi. Nuk mund të flas për vjedhje, por dëm moral kundrejt një personi”, tha Mounir Nasroui. Në fund të fjalës së tij babai i Yamal u premtoi tifozëve se vitin që vjne “Topi i Artë” shkon në Spanjë.
"Mendoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë tani, me një diferencë të madhe. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se nuk ka rivalë. Vitin tjetër është i yni", tha ai.
Komente
