Biznesmeni i ndërtimit transfertë 400 mijë $ vëllait në Australi të hetuar për masakrën në Tiranë, prokuroria bllokon shumën

28 Maj 2020, 14:00| Përditesimi: 28 Maj 2020, 20:25

  • Share

Një biznesmeni në Tiranë i janë sekuestruar 400 mijë dollarë. Në momentin që biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi, ortak i kompanisë Shkodra Beton po e derdhte shumën në një prej bankave të nivelit të dytë me qëllim transferimin në llogari të vëllait në Australi organet ligjzbatuese janë vendosur në lëvizje Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë duke bllokuar shumën, pasi nuk justifikohej origjina.

Biznesmeni po hetohet në gjendje të lirë për “pastrim parash ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. Përpara grupit hetimor biznesmeni ka theksuar se paratë janë të ligjshme ndërsa tashmë do duhet ta vërtetojë me dokumentacion.

Transaksioni i biznesmenit Gavoçi do të kryhej në një bankë të nivelit të dytë me qëllim dërgimin e shumës prej 400.000 dollarë drejt vëllait të tij Ilir Gavoçi që jeton në Australi. Vetë Gavoçi është përfshirë në një episod në mars të 2019 ku për një pronë perballe shkollën 'Petro Nini' u konfliktua me dy familje që kishin pretendime për truallin. Në atë kohë konflikti u zgjidh me konsensus mes biznesmenit dhe dy familjeve.

Ndërkohë Ilir Gavoçi i cili do të ishte dhe pritësi i 400.000 dollarëve rezulton të jetë i dënuar me 5 vite nga gjykata për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme për ngjarjen e vitit 2005 të regjistruar në tavernën e tij “Olalba” pranë gardës së Republikës në kryeqytet ku mbetën të vrarë 4 persona.

Këtë dënim ai nuk e kreu pasi ai nuk u arrestua asnjëherë ndërsa më pas mori pafajësinë në gjykatë. Gjithashtu ai është akuzuar në Berat për grabitje me armë ku gjithashtu është shpallur i pafajshëm. Sa i përket ngjarjes së sotme tashmë ndaj Aleksandër Gavoçit prokuroria ka nisur hetimin pasuror pasi dyshohet për pastrim parash dhe dhe ushtrim pa licencë e veprimtarisë financiare.

Gavoci  është Anëtar i Këshillit Mbikqyrjes në ‘Vega sha’, ortak në kompaninë ‘CLEANLINESS’, aksioner i ‘Shkodra Inert’, administrator i Kompanisë së ndërtimit ‘S.A.R’, administrator i kompanisë ‘Shkodra Beton’ dhe administrator i kompanisë ‘VEGA’.

Aleksander Gavroçi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I.D: 29/05/2020 12:12

    ky figura ketu i ka borxh gjysmes se Shqiperise e ju mereni me te, ky vje e futet ne skaf e fshehet me muaj te terene det nga borxhlinjt.kushedi se c'dallavere do bente me ate lek ay

    Përgjigju
  • Korca: 28/05/2020 23:44

    O Zot cfare fytyre!! Mjerre ata qe punojne per kete !!!

    Përgjigju
  • Xhuxhumaku: 28/05/2020 22:53

    U mbars mali e polli nje mi. Mbase kane dashur ta largojne nga ndonje tender, thjesht lufte klasash. Ka 25 vjet ne treg ne fushen e ndertimeve, dhe vetem njera kompani e tij ka kapital themeltar 1.6 milion dollare, nderkohe qe shoqerite e sapo krijuara me kapital 1 mije dollare marrin tendera milionash.

    Përgjigju
  • Kreshnik Çupi: 28/05/2020 22:27

    Ky zoteria te paguaje ne fillim rrogat e punonjesve qe kane mbi 1 vit, me pas sigurimet shoqerore tatimet e me pas bankat ku eshte kreditor, pastaj to dergoj cfare i ngelet ne Australi

    Përgjigju
    • Çapi: 28/05/2020 22:55

      O ti Kreshnik qe vjedh identitetin e te tjereve po je burre dil me emrin e vertete e thuaja drejtpwrdrejt ketij zoteriae, por eshte e sigurte qe i shkon nga pas dhe i ha m...

  • Loti: 28/05/2020 19:53

    Ky ka shkuar me çant me pare ne banke, kto kan lajmeru policine. Po i vellai(i pafajshem me urdher gjykate) çlidhje ka ne kte mes? Po konflikti me 2 familjet( I zgjidhur me kon$en$us) çlidhje ka?

    Përgjigju
  • Ben: 28/05/2020 19:04

    Ne qofte se ky robi i ka pasur ne banke parate,pse duhet me i ndaluar transferten?Veprime te çuditeshme te bankes dhe prokurorise.Parate ne banke jane te ligjshme.

    Përgjigju
  • genti: 28/05/2020 17:18

    normal se ka palos 4 veta gavoci vogel ne tirane te taverna i duhen atje se ka shpezime si person ne kerkim!

    Përgjigju
    • Per gentin: 29/05/2020 22:54

      Cfar ledhje ka pas Mir Kocia me ilir Gavocin ?

    • genti: 28/05/2020 22:45

      ke dhunan ilirin apo mir kocin shokun e vet qe ka qene aty. dhe me gjasa eshte qe ti kete vra mir kocia e jo ky. nuk e kan dhunu fare po i kan palos direkt ato keshtu qe mos fol kot se rrezik as vendin ku ka ndodh nuk e di!

    • Hahah: 28/05/2020 19:27

      Do të doja të shihja ty Gent të të vijnë në lokal tend dhe të dhunojnë gati për vdekje 4 pijaneca ca do beje....dy duar për një kokë janë... Lekët në bankë skam si të jenë të jashtëligjshme...ky ka plot biznese më të cilat mund të justifikoj shumën

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?