DURRES- Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, rrezikon të shkarkohet nga detyra për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht pretendimeve të tij se kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko arriti të lexonte konkluzionet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit, duke hedhur poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milion lekësh. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në vitin 2000.
Po ashtu, KPK ka ngritur dyshime për blerjen e një tjetër apartamenti, dy vjet më vonë. Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime u ngritën edhe sa i takon transaksioneve për blerjen e një makine 12 mijë USD. Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë.
Ndërkaq, e pazakontë ishte mbrojtja e gjyqtarit. Ai tha se e bija ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjyqtari pohoi gjithashtu se kishte prejardhje nga një familje e njohur dhe me tradita. Sipas tij, pasardhësit kishin firmosur deklaratën e pavarësisë, ndërsa shtoi se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq. Gjyqtari kundërshtoi edhe gjetjet e hetimit të KPK për pasurinë e tij. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë sot vendimin e për fatin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit. Në seancën e djeshme, gjyqtari paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit. Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe.
(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Arben Vrioni)
Ah sa keq me kete lajm . Nje nder te paktet gjyqtar qe ruajten me fanatizem nderin, moralin dhe prejardhjen. Eshte e vertete qe vajza e tij ka fituar burse ne SHBA ku edhe ka shkelqyer ne nje prej universiteteve me te mira te botes. Zoti ju mbrofte gjyqtar Vrioni.
PërgjigjuFamilje shume e ngritur dhe intelektuale. Me vjen keq z.Vrioni
PërgjigjuKY ESHTE PER NE BURG GAZETAR LESHI THOT : RREZIKON SHKARKIMIN
PërgjigjuTa pushkatojne ne mes te durresit
Përgjigjukomente dashakeqe per Vrionin, eshte njeri me integritet, kaq di te them
PërgjigjuDuhet te hysh ne burg z VRIONI ke bere krim ndaj popullit lul berisha eshte kriminel I rrezikshem
PërgjigjuNe p.. te sateme te shkosh me gjithe Gerdët e tu!
Përgjigju...pra e pranon hapur se edhe paraardhesit keshtu si ty jane bere familje me "emer" duke vjedhur hallexhinjte e fakir fukarane.
Përgjigju"Shporta me karavidhe" Plerat e Kombit
Përgjigju